PD shpërndan udhëzimin për analizat brenda PD, vlerësim të faktorëve të brendshëm...

PD shpërndan udhëzimin për analizat brenda PD, vlerësim të faktorëve të brendshëm dhe faktorëve të jashtëm

68
0
Shares

Partia Demokratike ka hartuar dhe shpërndarë një formuluar përmes të cilit do të bëhet analiza për faktimin e asaj që konsiderohet masakra zgjedhore.

Vendimi për formularin u mor në mbledhjen e kryesisë së PD, ndërsa analiza do të bëhet në dy pjesë, para kongresit dhe pas kongresit.

Formulari do të regjistrojë analiza për zgjedhjet përmes përcaktimit të faktorëve të brendshëm ku përfshihen personat influent që kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë; dhe përmes faktorit të  jashtëm përfshihen (fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale), personat influent që kanë punuar kundër PD.

Ish kreu i PD-së, Berisha kërkoi që analiza të bëhej para zgjedhjes së kryetarit. Ai u shpreh më se njëherë në media lidhur habinë që kishte ai kur pa se edhe kryesia, edhe këshilli kombëtar i PD-së, pranoi në unison që të bëheshin zgjedhjet për kryetar para analizës për humbjen në zgjedhje, apo masakrën zgjedhore sic e konsideron PD.

Udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm:

Në mbështetje të nenit 55 të Statutit të Partisë Demokratike, si dhe pkës 4 të vendimit nr.96 Prot., datë 18.06.2021 të Kryesisë së Partisë “Mbi metodologjinë e analizës në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe seksioni për masakrën zgjedhore të 25 prill 2021”,

Udhëzoj:

Formati Tip për hartimin e Raportit përmbledhës analitik, që ka si karakter orientues dhe që përmban të dhënat minimale që duhet të raportohen, është sipas Aneksit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Ngarkohet Sekretari Organizativ për ngarkimin dhe dërgimin e këtij udhëzimi së bashku me Formatin Tip të Raportit, të gjithë Drejtuesve Politik të Qarqeve/ Rajoneve, si dhe të gjitha Degëve të Partisë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY