Hipokrizia e Ramës me ndërtimet pa leje, gjithë pallatet në Tiranë me...

Hipokrizia e Ramës me ndërtimet pa leje, gjithë pallatet në Tiranë me oborret e zëna nga të fortët e PS, trafikantë dhe oficerë policie

395
0
Shares

Kryeministri Rama ka kërkuar sot një fshirje të ndërtimeve pa leje në të gjithë zonën bregdetare duke iu rikthyer të njëjtit oeracion që e nisi në vitin 2013, vetëm, pak muaj pas fitores së parë të PS.

Atëherë operacioni pati sukses disa muja ndërkohë që më pas vijuan njësoj ndërtimet pa leje jo vetëm në rrethe por në mes të Tiranës. Më ardhjen e Erion Velisë në krye të bashksië së Tiranës u zunë dië pas dite gjithë oborret e pallateve me ndërtime konstruksion betoni dhe metali përmes korrupsionit me policinë e kryeqytetit, policinë bashkiake dhe policinë ndërtimore.

Në tre vite nuk ka mbetur një shesh, oborr, apo hapësirë e përbashkët në pallate të vjetra e të reja në mes të Tiarnës që nuk është zënë me forcë nga trafikantë, zyratrë të lartë të policisë apo administratës publike nën mbrojtjen e policisë së korruptuar bashkiake.

Shumë prej tyre janë ankimuar edhe në prokurori por edhe atje korrupsioni ka bllokuar procedurat duke u marrë frymën banorëve që nuk kanë mbështetje nga asnjë strukturë publike dhe shtetërorë.

Kryeministri të thërrasë taksinë më të cilin bën shëtitje natën dhe të sillet për pak caste rreth stadiumit Selman Stërmasi, rrugicat e  brendshme të blloreve të pallateve përballë fushës jashtë stadiumit, deri në breg të lanës që të shoh se cila është masakra e qeverisë së tij në qendër të Tiranës. Të gjitha janë pa leje por të mbojtura nga korrupsioni. Rama e di mirë se një rrjet i madh oficerësh të policisë së shtetit, policësh ndërtimorë e bashkiakë, zyrtarë të policisë ndërtimore dhe prokurorë apo oficerë të policisë gjyqësore marrin pagesa mujore që të mbajnë në këmbë këto ndërtime që ia kanë marrë frymën disa mijëra banorëve në kryeqytet.

Zyrtarët e tij më të dashur në ministri, bashki dhe polici janë partnerë ilegalë biznesi. Që ta vërtetojë këtë u duhet fare pak punë. Skuadrën që e ka nisur për në Velipojë ta mbajë një ditë në qendër të Tiranës dhe të provojë të prishë një nga këto simbole të korrupsionit dhe shkatërrimit të jetës së mijëra banorëve. Nuk do arrijë dot. Policia bashkiake mbyll telefonat ndërkohë që para ndërtimeve pa leje vënë gjoba gjithë ditën makinave që mund të jenë parkuar qoftë edhe për pak minuta.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY