Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, rrëzon kërkesën e Konservatorëve...

Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, rrëzon kërkesën e Konservatorëve të Gjuzit

220
0
Shares

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot shqyrtimin e një kërkesë që lidhej me legjitimitetin e zgjedhjeve moniste lokale të 30 qershorit të 2019.

Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë për shqyrtim kërkesën e Partisë Konservatore, e cila kërkonte që shfuqizimin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore të mbajtura më 30 qershor, duke i cilësuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke ju referuar parashtrimeve të kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, gjyqtarët kanë konstatuar se kjo parti është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore, duke marrë pjesë dhe nuk ka kundёrshtuar rezultatin e tyre.

Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se partia e Kujtim Gjuzit nuk legjitimohet, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese.

Si përfundim, Mbledhja e Gjyqtarёve vlerëson se kërkesa e partisë së Kujtim Gjuzit, nuk legjitimohet pёr të vёnё nё lёvizje Gjykatën nё lidhje me objektin e kërkesës dhe nuk e ka marrë në shqyrtim. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Në lidhje me zgjedhjet lokale ka edhe ankesa të tjera në Kushtetuese përfshirë edhe atë të Presidentit të Republikës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY