Dy nëndrejtorët e Elbasanit, nën hetim për vrasjen e Xhuvanit

Dy nëndrejtorët e Elbasanit, nën hetim për vrasjen e Xhuvanit

125
0
Shares

Dy zyrtarë të lartë të policisë si dhe dhjetë efektivë policie janë vendosur nën hetim nga shërbimi për cështjet e brendshme dhe anketat në ministrinë e Brendshme.

Ka nisur zyrtarisht procedim penal ndaj dy zëvendës drejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla si dhe disa efektivëve të patrullës së Policisë, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, bëjën të ditur burime jozyrtare të afërta me shërbimin sekret të policisë.

Hetimi ka nisur me qëllim verifikimin e rolit të tyre në momentin përleshjes me armë dhe supozimit se vrasja ndodhi për shkak të inaktivitetit të policëve në vendin e ngjarjes. Hetimet po kryhen në bashkepunim me Prokurorinë e Elbasanit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY