PANO SAKO/ Për ta nxjerrë nga shpirti, jo se hyn në punë...

PANO SAKO/ Për ta nxjerrë nga shpirti, jo se hyn në punë për gjë

152
0
Shares

Nga Pano Sako (Marrë nga llogaria e tij në Facebook)

Për ta nxjerrë nga shpirti, jo se hyn në punë për gjë…

Në 2018, një kilometër rrugë e kategorisë B, kur ndërtohej nga qeveria shqiptare (pra tenderin e bënte dhe e kontrollonte qeveria) kushtonte 2 milionë Euro. Ndërsa kur ndërtohej nga institucionet partnere të huaja një kilometër kushtonte 294 mijë Euro, ose 7 herë më pak.

Po ashtu, një kilometër rrugë e kategorisë C, kur ndërtohej nga qeveria shqiptare kushtonte 1.1 milionë Euro, kur ndërtohej nga të huajt kushtonte 140 mijë Euro.

Pra, një rrugë që të huajt e bëjnë me 1 Lek, qeveria jonë e bën me 7 Lekë.
1 Lek te rruga, 6 Lekë te xhepi.
Se helbete ky popull mban..paguan.. s’ankohet, madje dhe të shpërblen.

Kush na i thotë këto? Vetë qeveria na i thotë në Raportin e Monitorimit të MIE 2018.
Pse, iu erdhi turp a si? Vetë i bëjnë, vetë i thonë..si trima, pa iu dridhur qerpiku hiç.

Do thoni ju, ç’vlerë ka që na i thua tani, se ata i morën votat gjithsesi, u amnistuan nga populli për çfarë kanë bërë.
– E di që s’ka vlerë, e di që u amnistuan, po thjesht më është bërë kështu si ves tani, s’më rrihet pa folur pak..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY