Parlamenti nis procedurat për shkarkimin e Metës, Presidenti 5 pyetje Parlamentit dhe...

Parlamenti nis procedurat për shkarkimin e Metës, Presidenti 5 pyetje Parlamentit dhe 15 cështje për diskutim. Kush janë nënshkruesit e shkarkimit, lista

213
0
Shares

Parlamenti ka nisur sot në Komisionin e Ligjeve, procedurat për shkarkimin  Presidentit Ilir Meta. Vasilika Hysi lexoi raportin e deputetëve firmëtarë duke theksuar se presidenti nuk ka ushtruar kompetencat kushtetuese, ka kryer aktivitet politik dhe ka nxitur dhunë.

“Presidenti në rolin e kreut të shtetit nuk e ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, nuk ka qenë mbi palët, nuk ka ushtruar kompetencat e tij kushtetuese. Aktiviteti politik i Presidentit nuk ka qenë për të përcjellë mesazhe të ekuilibrit, të qetësisë, përkundrazi e ka turbulluar ekuilibrin politik. Ka përdorur shprehje dhe ka inkurajuar përdorjen e dhunës, sikurse ka kërcënuar haptazi punonjësit e policisë, prokurorët e gjyqtarët.  Është fakt që para 24 korrikut ka pasur aktivitet politik të Presidentit. Të gjitha veprimet dëshmojnë që presidenti kryente veprime haptazi politike. Me mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitet, nuk ka ulur tensionin politik, përkundrazi e ka nxitur duke nxitur njerëzit që dalin dhe të konfliktuan. Po të shikojmë presidenti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale. Në 24 prill ka nxjerrë një sërë mesazhes kërcënuese, denigruese”, tha Hysi.

Më herët Presidenti Meta i nisi një letër Parlamentit ku e konsideron ilegjitim pasi nuk ka opozitë, ndërsa i bëri thirrje të hetojë krimet zgjedhore.

Në shkresën e tij, kreu i shtetit, ka sjellë në vëmendje shkeljen e Kodit Zgjedhor përmes materialeve propagandistike vendosur në vende publike në qytetet Gjirokastër, Durrës dhe Tiranë.

“Vendosja e këtyre materialeve propagandistike është tregues i qartë i ndikimit politik të qeverisë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, Drejtorive Vendore të Policisë të këtyre qyteteve, si dhe ndaj bashkive Gjirokastër, Tiranë, Durrës etj, të cilat edhe pse janë përgjegjëse për mbarëvajtjen dhe realizimin e disa detyrave të rëndësishme që lidhen me këto çështje të procesin zgjedhor, nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për përmbushjen e tyre, sipas ligjit“, thekson Meta.

Po ashtu kreu i shtetit në këtë shkresë përmend edhe dërgimin e mesazheve “të manipuluara” në emër të Presidentit të Republikës, nga qendra e mesazheve të operatorit “të kompanisë “One Telecommunication”.

Lidhur me këtë situatë, Presidenti Meta, ngre pyetjen nëse është deputeti Taulant Balla, personalisht, apo ndonjë anëtar i familjes së tij, përfitues i shpërblimeve financiare, apo me pozitë drejtuese në këtë kompani telefonike?

Presidenti Meta ka renditur edhe disa pyetje për anëtarët e komisionit të Ligjeve, që do shqyrtojnë kërkesën për shkarkimin e Presidentit të vendit.

“Jeni të gatshëm dhe a mundeni të hetoni veten tuaj?! Jeni të gatshëm të hetoni kolegët e partisë suaj?!Jeni të gatshëm të hetoni mosveprimin e anëtarëve të organeve të drejtësisë që ju keni zgjedhur?!Jeni të gatshëm të hetoni “shefin” tuaj?!”, thuhet në shkresë. a.b

Shkresa e Presidentit:

Nëse Kuvendi dëshiron të “hetojë” mbi aktet dhe veprimet e administratës publike, si të nivelit qendror dhe atij vendor, apo keqpërdorimit të Policisë së Shtetit, siç është bërë publike, ju ftojmë të shihni edhe një herë dy foto më poshtë:

Këto materiale propagandistike treguar në foto, janë vendosur në vende publike nga Partia Socialiste në qytetet Gjirokastër, Durrës dhe Tiranë, në kundërshtim me nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Vendosja e këtyre materialeve propagandistike është tregues i qartë i ndikimit politik të qeverisë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, Drejtorive Vendore të Policisë të këtyre qyteteve, si dhe ndaj bashkive Gjirokastër, Tiranë, Durrës etj, të cilat edhe pse janë përgjegjëse për mbarëvajtjen dhe realizimin e disa detyrave të rëndësishme që lidhen me këto çështje të procesin zgjedhor, nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për përmbushjen e tyre, sipas ligjit.

Edhe për këtë fakt, Presidenti i Republikës, që prej datës 19 prill, ka bërë denoncimin e tij pranë organeve ligjzbatuese, për të hetuar në lidhje me autorët e prodhimit dhe vendosjes së këtij materiali propagandistik me përmbajtje fyese dhe jashtë kritereve dhe kërkesave të Kodit Zgjedhor, ashtu sikundër edhe ndaj personave të tjerë, që kanë mbështetur vendosjen e këtij materiali dhe reklamimin e tij, si dhe për të gjithë ata funksionarë publikë që përmes mosveprimit kanë shpërdoruar detyrën që u ngarkon ligji.

Ende sot, nuk është bërë publik asnjë njoftim për fillimin e ndjekjes penale dhe vendosjes para përgjegjësisë të funksionarëve publik për mos kryerjen e detyrave dhe për shkelje flagrante të nenit 79 e në vijim të Kodit Zgjedhor.

Nisur nga dëshira e Kuvendit, dhe koha në dispozicion që ai ka, për të hetuar në lidhje me krimet zgjedhore, dhe mënyrën e shfaqjes së këtyre fenomeneve i përcillet edhe kjo provë për tu përfshirë në këtë proces që kuvendi dëshiron të iniciojë dhe për të zbardhur bashkarisht çdo autor dhe funksionar që nuk ka përmbushur detyrën që i ngarkon ligji.

Dërgimi i mesazheve me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në emër të Presidentit të Republikës

Në vazhdën e sulmeve ndaj  të vetmit institucion kushtetues legjitim, siç është Presidenti i Republikës, kur fantazia e sëmurë dhe dëshira për përbaltosje, edhe pse pa sukses, arrin deri në kepërdorimin e kompanive telefonike apo hakërimin e të dhënave mbi numrin telefonik personal zyrtar të Kreut të Shtetit, për dërgimin e mesazheve të manipuluara në emër të Presidentit të Republikës, nga qendra e mesazheve të operatorit të kompanisë “One Telecommunication”, mund të diskutojmë dhe sqarojmë bashkarisht gjithashtu nëse:

Është deputeti Taulant Balla, personalisht, apo ndonjë anëtar i familjes së tij, përfitues i shpërblimeve financiare, apo me pozitë drejtuese në këtë kompani telefonike?

Presidenti i Republikës, duke respektuar atë grup deputetësh të pranishëm në Komisionin përgjegjës për çështjet ligjore, që gëzojnë mandatin në mënyrë kushtetuese, patjetër që pranon të diskutojë publikisht për këto çështje që lidhen drejtpërsëdrejti me lirinë e votës së qytetarëve shqiptarë, me zbardhjen e krimeve zgjedhore, dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të vërtetë të tyre.

Patjetër që Presidenti është i gatshëm që të diskutojë me ata deputetë legjitimë të Komisionit të Ligjeve, që të zbardhim publikisht para të gjithë shqiptarëve dhe të flasë hapur se:

Kush punonte me krimin?

Kush u ofronte mbrojtje kriminelëve?

Kush ka nxitur dhunën dhe terrorin përgjatë këtij procesi zgjedhor?

Kush ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj opozitës?

Kush dhe si i ka intimiduar qyetarët?

Kush ka shpërdorur pushtetin publik dhe administratën shtetërore?

Kush shfrytëzoi çdo burim dhe fond publik për qëllime të favorizimit të partisë së tij?

Kush e krijoi rrjetin e patronazhistëve dhe si u keqpërdorën në mënyrë kriminale dhe u ekspozuan të dhënat personale të 910 000 qytearëve shqiptarë?

Kush keqpërdori të drejtën e qytetarëve për t`u vaksinuar, për pëfitime elektorale?

Kush institucion nuk veproi në kohën e duhur për të hetuar krimin zgjedhor? Mosveprimi erdhi si pasojë e neglizhencës, paaftësisë, apo me urdhër të dikujt?

Si shpërndaheshin leje legalizimi me urdhra ministrorë?

Kush shpërndante fonde të rindërtimit 2-ditë para zgjedhjeve?

Kush miratoi Kontrata Koncesionare skandaloze gjatë periudhës zgjedhore?

Kush i pengoi emigrantët të votonin?

Kush tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve?

Lista e çështjeve që kërkojnë zbardhje është e gjatë.

Për këtë, Presidenti i kërkon Kuvendit të marrë kohën e nevojshme para se të ulen të diskutojnë bashkarisht dhe publikisht. Kjo kohë duhet të jetë e mjaftueshme për të reflektuar gjithsecili prej deputetëve paraprakisht me veten dhe t`u japë përgjigje pyetjeve:

Jeni të gatshëm dhe a mundeni të hetoni veten tuaj?!

Jeni të gatshëm të hetoni kolegët e partisë suaj?!

Jeni të gatshëm të hetoni mosveprimin e anëtarëve të organeve të drejtësisë që ju keni zgjedhur?!

Jeni të gatshëm të hetoni “shefin” tuaj?!

Kushtetuta parashikon se e drejta themelore për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, si dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë demokratik dhe secili prej nesh ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime.

Presidenti i Republikës përgjatë gjithë veprimtarisë së Tij, me qëllim mbrojtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese, ruajtjen e integritetit të këtij procesi zgjedhor, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e çdo denoncimi, fakti, apo rrethane që lidhet me ndërhyrjet e paligjshme në procesin zgjedhor, apo që përbën krim zgjedhor.

Presidenti i Republikës, në mbrojtje të këtij procesi zgjedhor me qëllim vënien para përgjegjësisë të autorëve të krimit zgjedhor, ka denoncuar në organin e Prokurorisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, mbi 28 denoncime, ndërkohë që ka bashkëpunuar dhe ka informuar në mënyrë të vazhduar misionin e OSBE/ODHIR, trupin diplomatik në Tiranë, për të gjithë këto kallëzime, si dhe për problematikat e tjera, apo shkeljet e ligjit, të shfaqura apo të konstatuara përgjatë procesit zgjedhor dhe fushatës elektorale.

Gjithashtu Presidenti i Republikës, ka bashkëpunuar me shoqërinë civile organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kanë për detyrë mbarëvajtjen apo monitorimin e procesit zgjedhor, për të sensibilizuar dhe për të garantuar se çdo fenomen negativ që përbën vepër penale, apo shkelje të ligjit, të evidentohet, rregjistrohet, dhe hetohet brenda një afati të arsyeshëm.

Presidenti i Republikës, për çdo rast, fenonem apo ngjarje që tregonte për rritje të konfliktit ka mbajtur qëndrime të prera, të menjëhershme, me qëllim normalizimin e situatës, dhe realizimin e një procesi zgjedhor sa më të qetë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Sa më sipër, dhe duke mbajtur në konsideratë volumin e informacionit që duhet diskutuar, Presidenti i Republikës, mbetet në pritje të reflektimit dhe përgjigjes suaj për sa më sipër, dhe është i gatshëm për t`u takuar, diskutuar e për tu shprehur me Komisionin e Ligjeve edhe pse virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-ËEBEX, në datën 10 maj 2021, datë kjo që përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare.

Nëse ky ka qenë qëllimi i njoftimit tuaj, lutemi të na konfirmohet paraprakisht, orari i takimit, në rrugë shkresore dhe elektronike.

 

KUSH JANE 50 DEPUTETET QE KERKOJNE SHKARKIMIN E METES

Taulant Balla

Alket Hyseni

Elisa Spiropali

Ulsi Manja

Lindita Nikolla

Artemis Malo

Eduard Shalsi

Bujar Çela

Arben Kamami

Sadi Vorpsi

Olta Xhaça

Ervin Bushati

Adelina Rista

Klodiana Spahiu

Spartak Braho

Edlira Bode

Tatjania Pirro

Ismet Beqiraj

Roland Xhelilaj

Xhevit Bushaj

Aurora Mara

Erion Braçe

Edmond Leka

Jurgis Çyrbja

Almira Xhembulla

Ermonela Felaj

Reme Lala

Mirela Kumbaro

Besnik Baraj

Eglantiana Gjermeni

Luan Duzha

Flornec Spaho

Ilir Ndraxhi

Milva Ekonomi

Anduel Xhindi

Elvis Kushi

Adriana Jaku

Antonela Dhima

Vilma Bello

Fate Velaj

Pandeli Majko

Fadil Nasufi

Luan Harusha

Bledar Çuçi

Klotilda Bushku

Vasilika Hysi

Vullnet Sinaj

Eljo Hysko

Ediola Braha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY