Ambasadori britanik: Të hetohen të gjitha shkeljet e pretenduara

Ambasadori britanik: Të hetohen të gjitha shkeljet e pretenduara

44
0
Shares

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, kërkon nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.

Ai theksoi edhe rritjen e Partisë Demokratike gjatë këtyre zgjedhjeve ndërsa uron kryeministrin Edi Rama për mbështetjen.

Reagimi i ambasadorit Norman:

Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID19. Theksojmë gjithashtu fushatën e mbështetur në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim.

Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY