Mark Marku për Nishanin dhe procesin. Deputeti i PD: Nuk duhet t’i...

Mark Marku për Nishanin dhe procesin. Deputeti i PD: Nuk duhet t’i njohim zgjedhjet

602
0
Shares

Deputeti i PD, Mark Marku tha sonte gjate nje interviste më Top Channel se votat janë blerë me para në dorë ndërsa ka pasur edhe dhunim të komisionerëve e personave të administratës publike.

“Ka 3 deputetë të blerë të futur në Parlament. Mos e bëni me përdhunimin, fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë. 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është parti e shitur, ia ka blerë Skënder Gjinushit. E dinë sa lekë, 400 deri në 1000 euro familja. Do dalin të gjitha të përgjuara dhe të faktuara”– tha Marku në emisionin “Open”.

I pyetur nga Carlo Bolino se “kush e ka përgjuar?”, Marku tha: “Ne. E kemi ndjekur. Ua marrim policëve të tu. votat janë blerë me vende pune, janë blerë me para në dorë, nesër dalin videot. Para Ka dhunim të komisionerëve, ka pushime nga puna të personave të administratës publike”.

Marku reagoi edhe deklaratën e ish-Presidentit Bujar Nishani që kreu i PD, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, duke theksuar se deklarata të tilla u bënë për inate personale për shkak se nuk u kandidua për deputet.

“I injoroj komplet këto zëra, ku ishin këta më përpara? Kanë inate personale. Meqë Nishani nuk është në listën e deputetëve kërkon largimin e Bashës. Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet. Do të vazhdojmë betejën derisa hajdutët të shkojnë në burg dhe populli do të votojë i lirë”, tha Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY