Gjyqi në Elbasan, në makinën e Klement Xhaferrit karta identiteti dhe lista,...

Gjyqi në Elbasan, në makinën e Klement Xhaferrit karta identiteti dhe lista, prokuroria fsheh kush qëlloi i pari

494
0
Shares

Ka filluar procesi gjyqesor për masën e sigurisë për 11 perosna të arrestiar për ngjarjen e Elbasanit.

Ende prokuroria nuk e përcakton se kush ka qëlluar i pari gjatë konfliktit dhe nga ana e efektivëve të pranishëm në vendin e ngjarjes është deklaruar vetëm se janë dëgjuar të shtëna.

Në seancë nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në automjetin e Klement Xhaferrit është gjetur një listë me emra dhe 19 fotokopje të kartave identiteti. Klement Xhaferri, pjesë e konfliktit është shpallur në kërkim pas ngjarjes i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Dhe po kështu gjatë aksioneve për kërkimin e Xhaferrit janë gjetur në dy banesa serverat e dy kamerave të sigurisë, por ende nuk janë hapur, raportoi gazetarja e news24 Klodiana Lala.

Ndërkohë në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur vetëm një listë me emra dhe patronazhist, por jo karta ID.
Po kështu rezulton se mjeti që përdorte Klement Xhaferri, me të cilin ishte në vendngjarje ishte në pronësi të kompanisë Beko.

Por Eldjo Beko i vetmi i arrestuar nga pala tjetër e konfliktit i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” tentoi ta fshihte këtë fakt.

Një akuzë e re është ngritir për autorin e dyshuar të vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria ka deklaruar se mbi Paplekajn rëndon akuza e vjedhjes me armë, pasi pas konfliktit në Elbasan, nën kërcënimin e armës i ka marrë makinën një qytetari dhe ka udhëtuar me të drejt Tiranës, ku është vetëdorëzuar në repartin RENEA. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY