PD po rikuperon me shpejtësi, Këllici pret rezultat edhe në Kombinat

PD po rikuperon me shpejtësi, Këllici pret rezultat edhe në Kombinat

179
0
Shares

Belind Këlliçi tha se PD ka rikuperuar kudo në Tiranë ndërkohë që ende janë edhe 1000 kuti pa numëruar. Ai tha se pret qe edhe në zonën e tij Kombinat që ka votuar gjithnjë të majtën, te marrë rezultat të more.

Deklarata e Këlliçit

Dua ta nis fjalën time më një falënderim për ata qindra mijëra qytetarë që i besuan dje Aleancës për Ndryshim dhe ndryshimit të shumëpritur. Jemi këtu në KZAZ-në numër 36 në Kombinat, ju bëj më dije se deri tani që flasim me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive të kësaj KZAZ-je, ne kemi rikuperuar dhe kemi ngushtuar diferencën me plot 5200 vota deri në këto momente pa llogaritur që ende nuk janë hapur bastionet kryesore të Partisë Demokratike. Ndaj, dua të falënderoj të gjithë ata numërues, qytetarë që sytë i kanë tek ky proces, tek numërimi i votave: bëni durim sepse siç ia dolëm sot më herët në njësinë numër 10 ku dhe aty Aleanca për Ndryshim faktoi se rikuperuam plot 1200 vota dhe Partia Socialiste u tkurr me 200 vota me po të njëjtin trend do t’ia dalim që të sjellim ndryshimin në të gjithë Shqipërinë.

Shumë faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY