Këlliçi, kallëzim në SPAK për drejtuesin e Vaqarrit Gentian Myrto

Këlliçi, kallëzim në SPAK për drejtuesin e Vaqarrit Gentian Myrto

200
0
Shares

Kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër kryetarit të Njësisë Administrative të Vaqarrit Gentian Myrto, për krim zgjedhor, korrupsion aktiv dhe pasiv zgjedhor.

Kallëzimi bazohet në Nenin 283 të Kodi të Proccesdurës Penale, pas denoncimit të banorëve të zonës, si persona në dijeni të faktit.

Belind Këlliçi i ka kërkuar SPAK të kryejë detyrën e saj, të zbatojë ligjit dhe të hetojë plotësisht ngjarjen.

“Kam bërë detyrën time ligjore, kam dorëzuar së bashku me zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike, kallëzimin penalpër hetimin e kësaj ngjarje. Provat dhe materialet që ne kemi depozituar për të bërë transparencë për publikun, për të patur më të fund zyrtarë të cilët shkojnë para drejtësisë dhe ndëshkohen”, tha Këlliiçi.

Belind Këlliçi theksoi se aktet e blerjes së votës po refuzohen nga qytetarët e Tiranës. Ata do të votojnë të dielën masivisht për ndryshimin dhe Partinë Demokratike. Ne Tiranë do të marrim fitoren më të madhe- tha Belind Këlliçi, duke ftuar qytetarët të dalin masivisht në votime të dielën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY