“100 mijë legalizime. Rama nuk do të legalizojë, por do t’i prishë...

“100 mijë legalizime. Rama nuk do të legalizojë, por do t’i prishë shtëpitë pas zgjedhjeve”

144
0
Shares

• 100 mijë legalizimet e papërfunduara, Edi Paloka: Rama mashtron shqiptarët. Nuk do të legalizijë, por do t’i prishë shtëpitë pas zgjedhjeve. Bashkë bëjmë punë të vertetë dhe sjellim ndryshimin

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u takua me banorët e zonës Kodër Arapaj, duke u garantuar atyre përkushtimin e plotë si deputet për zgjidhjen e problemeve.

“Unë kam qenë deputet në disa zona dhe premtime nuk kam bërë shumë, por punë kam bërë shumë. Kështuqë ajo që ju garantoj është pikërisht kjo, bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem.”

Gjithashtu Z. Paloka u ndal dhe në skandalet e fundit mbi audiot e bëra publike ku Artan Lame flet mbi legalizimet që mbahen pezull deri një moment të dytë pas zgjedhjeve.

“Kryeministri urdhëron drejtorin e tij që të mashtrojë shqiptarët duke iu thënë se do t’u legalizojë shtëpitë, ndërkohë që në plan e ka për t’i prishur. I nxori fëmijët jashtë në 5 të mëngjesit me gaz lot-sjellës dhe u prishit shtëpitë. Po i them këto vetëm për të kujtuar disa nga bëmat e kësaj qeverie.”

Paloka ftoi qytetarët që me datë 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjidhin problemet e krijuara prej qeverisjes së Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY