“Rama planifikon të prishë 100 mijë shtëpi”, Rushaj: Jemi 4 ditë nga...

“Rama planifikon të prishë 100 mijë shtëpi”, Rushaj: Jemi 4 ditë nga fitorja më e madhe”

155
0
Shares

Rama ka vendosur të prishë 100 mijë shtëpi, deklaroi sot drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj. Kandidati i PD në Tiranë iu referua përgjimit të drejtorit të kadastrës publikuar në media një ditë më parë.

Deklarata e Rushajt:
Dje dëgjuam se si kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë drejtpërsëdrejti në një mashtrim të madh elektoral. Ai porosiste zyrtarët e tij që të mashtronin 100 mijë familje shqiptare. Ai e dinte se shtëpitë e këtyre njerëzve do të prisheshin megjithatë u kërkonte zyrtarëve të vet që t’i mashtronin qytetarët duke u lënë të kuptoheshe se do të legalizonte shtëpitë e tyre. Le ta dëgjojmë edhe njëherë se çfarë porosie kishte dhënë kryeministri i Shqipërisë.

Siç e dëgjuat, Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prish, ka ndër mend t’i prish pas zgjedhjeve. Në vend që të ishte i turpëruar për këtë gjë, në vend që të kërkonte falje për atë çfarë ai ka premtuar dhe se ka bërë këto 8 vite, vazhdon që në mashtrim të kërkoj votat e këtyre qytetarëve shqiptarë. Ndërsa kanë trefishuar pasuritë e tyre në këto 8 vite, ai nuk ka rrit asnjë rrogë, asnjë pension. Atë çfarë ai nuk e ka bërë për 8 vite, nuk do ta bëj dot as në 88 vite të tjera. Është koha për ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan ndryshimin. Të dielën ne do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë pas vitit 90. Unë e shoh atë në rrugë, e shoh në entuziazmin e njerëzve që takoj, e shoh në sondazhe. Jemi vetëm 4 ditë nga një fitore e madhe. Të dielën Shqipëria do të fitojë, Rama do të largohet përfundimisht për në shtëpi. a.c

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY