Çfarë u tha sot votuesve shqiptarë ambasadori gjerman në Tiranë

Çfarë u tha sot votuesve shqiptarë ambasadori gjerman në Tiranë

76
0
Shares

Amabasadori gjerman në Shqipëri u kërkoi sot votuesve shqiptarë të shkojën të votojnë me 25 prill.

“Shkoni votoni! Përmes të drejtës së votës çdo qytetare dhe qytetar mund të ndikojë në mënyrë aktive në demokraci. Kjo vlen edhe më shumë për njerëzit këtu në Shqipëri, të cilët para 30 vitesh luftuan për një të drejtë të tillë”, deklaroi Peter Zingraf gjatë një interviste për radion dojce melle në shqip.

DË: Ambasador, a keni ndonjë mesazh për votuesit shqiptarë?

Peter Zingraf: Mesazhi im për shqiptarët është i thjeshtë dhe të njëjtin mesazh do t’u kisha dhënë edhe zgjedhësve në Gjermani. Shkoni votoni! Përmes të drejtës së votës çdo qytetare dhe qytetar mund të ndikojë në mënyrë aktive në demokraci. Kjo vlen edhe më shumë për njerëzit këtu në Shqipëri, të cilët para 30 vitesh luftuan për një të drejtë të tillë. Ky mesazh u drejtohet në mënyrë të veçantë votuesve të rinj, të cilët votojnë për herë të parë. Për këtë kemi diskutuar me të rinj dhe të reja shqiptare edhe në bisedat online të zhvilluara në lidhje me kryesimin gjerman të Këshillit të Evropës, ende i vlefshëm. Unë jam përfshirë gjithashtu në aksionin “Unë Vendos” të delegacionit të BE-së.

Ambasadori gjermna komentoi edhe reformën në drejtësi. Sipas tij reforma po shpalos efektet e saj.

DË: Reforma e sistemit të drejtësisë  në Shqipëri, krijimi i organeve të reja për luftën ndaj korrupsionit, funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese janë mirëpritur nga Gjermania dhe BE. Çfarë mbetet për t’u bërë nga Shqipëria në mënyrë që të bindë shtetet skeptike, anëtare të BE-së, për të dhënë votën e tyre pro hapjes „de facto” të negociatave të pranimit në BE këtë vit, duke shpresuar se kjo do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve, ndoshta në qershor?

Peter Zingraf: Të gjitha institucionet që drejtësia reformoi ose krijoi rishtas janë aktive që prej vitit të kaluar dhe po shpalosin efektin e tyre. Kjo ndodhi më vonë sesa mendohej, por reformat e qenësishme hasin pothuajse gjithmonë në kundërshti dhe vështirësi. E rëndësishme është që kursi i reformave mbetet ende dhe të gjithë aktorët në Shqipëri vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent, efektiv dhe profesional.

Plotësimi i vendeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në dhjetorin e kaluar si dhe në Gjykatën e Lartë në muajin mars të këtij viti, ishin hapa krejtësisht vendimtarë për reformën në drejtësi. Përmes tyre këto dy gjykata rifituan funksionalitetin e tyre. Edhe krijimi i strukturave për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ju përmendët, është i një rëndësie të veçantë. Me nisjen e trajnimit, javën e kaluar, për hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u hodh një tjetër hap i rëndësishëm. Është thelbësore që Shqipëria të vijojë procesin e saj të reformave me vendosmëri. Gjermania njeh përpjekjet e Shqipërisë dhe angazhohet për mbajtjen e konferencës së parë të pranimit sa më shpejt të jetë e mundur. Se kur do të mbërrihet këtu, për këtë nuk do të doja të spekuloja për momentin. Por është e sigurtë që zgjedhjet e drejta, të lira, transparente dhe paqësore do të ndikonin pozitivisht në këtë proces.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY