SONDAZHI I NOTO/ Tirana, kokë më kokë mes PS dhe opozitës, por...

SONDAZHI I NOTO/ Tirana, kokë më kokë mes PS dhe opozitës, por shumë të padeklaruar

146
0
Shares

46-50% të votave në kryeqytet do të merren nga PS, sipas sondazhit të Antonio Noto në ora news. Kjo do të thotë se 18-19 mandate do të merren nga socialistët.

PD dhe aleatët sipas sondazhit marrin 39-43%, ose 15-17 mandate. Ndërsa LSI merr 4-8%, ose 1-2 mandate në këto zgjedhje.

PSD e Tom Doshit shkon nga 0.5-2.5%, ndërsa nisma Thurje 1.5 % por që nuk përkthehet në një mandat.

Por të pavendosurit në Tiranë, edhe pse kanë rënë nga një muaj më parë, kur ishin 26%, ndërsa sot janë 19%, janë më të shumtë për shkak se interesat e tyre i stepin ata të deklarojnë votën më shumë se sa në rrethe.

Krahasuar me rreth një muaj më parë PS nuk ka ndryshuar nga kuota e saj, madje as nga kuota në vitin 2017.

Ndërkohë, PD dhe Aleatët krahasuar me një muaj më parë, ka një rënie me 2%, por në raport me vitin 2017 ka një rritje me 6.4%. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY