Albana Fico: Pse po infektohen me shumë femrat në Shqipëri

Albana Fico: Pse po infektohen me shumë femrat në Shqipëri

82
0
Shares

Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Prof. Albana Fico, deklaroi se ka një ulje të incidencës dy javore , sot gjatë mbledhjes së komitetit të eskpertëve.

“Mesatarja javore e rasteve pozitive nga 172 në 138, incidenca javore ka shkuar në 108 nga 187. Mesatarja ditore të diagnostifikuar pozitiv ka zbritur nga 265 në 172. Numri total i rasteve aktive në Shqipëri është 25 mijë e 668. Numri i bashkive ka zbritur nga 36 në 33, mbetet raporti meshkuj femra 48% me 52% në raport me infeksionin ndërkohë që është e ndryshuar me humbjet e jetës. Komponent i rëndësishëm mbetet edhe numri i shtrimeve në spitale ku deri dje ka qenë 174 në spitalin Covid 1 dhe 2 dhe tre spitale rajonale, vlen për të theksuar që spitali Covid 3 dhe 4 nuk kanë pacient për momentin por janë në gatishmëri të plotë. Ulja e numrit të shtrimeve shkon edhe me uljen e personave në gjendje më të rëndë të cilët janë në terapi intensive gjithashtu edhe numri i të intubuarve, tha Fico.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skendër Brataj bëri me dije se thirrjet tek 127 vijojnë të jenë konstante.
“Kemi rreth 2 mijë thirrje nga 1700 që kanë qenë. Por nga analiza që ne bëmë u vu re që kërkesa më e madhe ishte informacion mbi vaksinat, llojet e vaksinave dhe sidomos qytetarët që janë me patologji kronike duke kërkuar shpjegime më shumë. Ndërsa përsa i përket vizitave kemi rënë poshtë numrit 300 në 24 orë. Dhe për Covid në 24 orët e fundit janë vetëm 38”, tha Dr. Brataj.
Vendimet e Komitetit Teknik të Elspertëve do të vlerësohen në varësi të situatës epidemiologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY