Jorida Tabaku me gratë sipërmarrëse: Hapim tregun. Paga më të larta për...

Jorida Tabaku me gratë sipërmarrëse: Hapim tregun. Paga më të larta për gratë, kredi me interes zero për çiftet e reja

39
0
Shares

Një politikë fiskale e drejtë, trajtim nga shteti si partnerë dhe jo si armiq dhe ndihmë reale në kohë krizash, janë kërkesat që gratë sipërmarrëse i parashtruan kandidates për deputete të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabakut.

Në një takim ku u diskutua gjerësisht mbi situatën që po përjeton ekonomia dhe biznesi dhe për programin e Partisë Demokratike, znj. Tabaku tha se gjithcka ka ndodhur me biznesin, është rezultat i vendimeve të gabuara politike.

Gratë sipërmarrëse treguan se shteti i la në baltë në pikun e pandemisë dhe nuk mbajti premtimin as për t’i lehtësuar nga taksat.

Rritja e pagës minimale në mënyrë të pastudiuar ka prodhuar efekte negative për sipërmarrësit, u nënvizua në takim. Jorida Tabaku i siguroi sipërmarrëset ndryshime ligjore për të rregulluar të gjitha defektet që kanë prodhuar ndërhyrjet e pastudiuara të deritanishme.

Rritja e pagave për gratë është një tjetër cështje e përfshirë në programin e Partisë Demokratike që znj.Tabaku ndau me gratë sipërmarëse.

Edhe për fiskalizimin, Tabaku ritheksoi se do të hiqet pas 25 prillit, si një tarifë korruptive që duhet të paguajnë bizneset.

Sipërmarrëset thanë se kjo do ta lehtësonte shumë biznesin.

Ajo tha gjithashtu se programi i Partisë Demokratike parashikon ndihmë me kredi me zero interes për ciftet e reja, në mënyrë që të krijojë kushte të favroshme që ata të mund ta ndërtojnë jetën në Shqipëri e të mos shohin si zgjidhje vetëm emigracionin.
Me interes ishte edhe diskutimi mbi programin e PD për turizmin.

Tabaku foli për një marrëveshje më Horecën dhe me shoqatën e operatorëve për paketën lehtësuese në turizëm.

Ajo siguroi se ndryshe nga sot që kemi tvsh 6 përqind në hotele me 5 yje, që konsiderohen të mëdha dhe kanë një favorizim të tillë, Partia Demokratike do ta shtrijë në gjithë sektorin këtë nivel tvsh-je, pasi nuk duhet të ketë asnjë diferencim të tillë në sektorin e hoteleri-turizmit dhe të gjithe hotelet duhet të kenë të njëjtin trajtim.

Taksa e sheshtë 9 përqind, sigurimet shoqërore 18 përqind, 9 dhe 9 dhe fakti që ne duam të eleminojmë çdo favorizim nga ligji, çdo përjashtim nga ligji pra duam që ta hapim tregun. Kjo është në përgjithësi për të gjithë. Ju keni biznese që preken drejpërdrejt nga konsumi. Qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur të shpenzojnë diçka se i gjithë buxheti i familjes është harxhuar o me tarifat e arsimit, o me energjinë elektrike, o me faturat e rritura të ujit, pra është një pesimizëm i përgjithshëm që ka ardhur si rezultat i vendimeve politike.

-Ne nuk kemi marrë asnjë lloj mbështetje pavarësisht se u bë një reklamë, një publicitet i madh për atë pagën e luftës dhe përveçse taksave që nuk na u ulën, nuk na u dha asnjë lloj ndihme.
– Rritja e pagës minimale në mënyrë artificiale bëri të mundur që të rriteshin kontributet tuaja, për biznesin e vogël 20 milionë euro.
– Ne nga janari u përballëm me rritjen e pagës, një ditë të bukur u zgjua dikush dhe tha ne sot do rrisim pagën.
– Rritja e pagës minimale duhej shoqëruar patjetër me një masë për uljen e sigurimeve sepse përndryshe ajo ka qenë barrë për ty, ka qenë barrë dhe për atë që e merr pagën sepse realisht nuk është rritur paga minimale, ka shkuar e gjitha në pagesën e sigurimeve. Kjo ka qenë dhe për bizneset e vogla. Ne do t’i ndryshojmë të dyja për efekt të ligjit të tvsh, ta barazojmë me kategorizimin e konceptit të biznesit të vogël në ligj dhe do të jenë të unifikuara. Po kjo ndodh sepse këta nuk kanë një vizion për zhvillimin e biznesit të vogël. Këta i futën në tvsh, i nxorrën nga tvsh-ja e tha Sebi 20 mijë veta dolën gjatë pandemisë nga sektori fason jashtë punës dhe nuk pati një masë mbështetëse. 100 mijë dolën nga biznesi i vogël jashtë tregut dhe nuk pati një masë mbështetëse.

Janë bërë kanë marrë, kanë kopjuar pjesë këtej dhe andej dhe nuk kanë patur një vizion për ta ndihmuar biznesin. Ne do kemi politika të veçanta për gratë sipërmarrëse. Sot gratë studiojnë më shumë, arsimohen më shumë por fatkeqësisht punësohen më pak edhe hapin më pak biznese. Ju jeni raste të rralla profesionistesh që keni patur mundësi të fokusoheni në biznes, të keni një aktivitet ekonomik po në përgjithësi nuk ka mbështetje për gruan sipërmarrëse. Edhe hapësira e pagës për të njëjtin pozicion në sektorin privat, paguhen gratë 10 përqind më pak se burrat. Është qëllimi jonë që t’i mbështesim sepse unë mendoj si në çdo fushë, si në çdo drejtim unë mendoj që gratë punojnë më shumë dhe bëjnë më pak zhurmë. Partia Demokratike ka vendosur familjen në qendër të programit, e ka vendosur në qendër të politikave tona. Edhe forcimin në biznes prandaj duam ta bëjmë edhe politikat e arsimit me këtë lidhen. Edhe relaksimi që duam t’i japim taksave me këtë lidhet, me mbështetjen që duam t’i japim familjes dhe pastaj nuk ka kënaqësi më të madhe, kur shkon nëpër biznese dhe shikon që drejtohen nga gratë, që është shembull edhe në trajtimin e punonjësve, edhe në etikë, komunikim, nuk kam dëgjuar kurrë një biznes që drejtohet nga gratë, që ka problem me taksat dhe tatimet.

– Taksat janë goxha të larta, plus dhe pjesa e fundit me fiskalizimin jemi çorientuar totalisht. Përveç pjesës së çorientimit që edhe nuk dinë ta bëjnë mirë sepse akoma nuk kemi udhëzimin edhe sesi do funksionojë, është edhe cështje kosto mbi të tjera edhe të vetmen gjë që doja të dija edhe përtej asaj që ne kemi lexuar, e kemi dëgjuar dhe zotin kryetar që mendohet fiskalizimi pasi ne të fitojmë që do fitojmë, mendohet që kjo të anulohet. Unë uroj sepse biznesin e lehtëson shumë kjo pjesë edhe plus edhe tarifat tona që të kemi mundësi edhe të arrijmë edhe të shtojmë personel. Fat i madh për ndryshimin që po vjen, duket, ndihet edhe vetë punëtorët që nuk kanë votuar asnjëherë vetëm fakti që më dëgjojnë. Nuk i flas për parti, nuk i flas as për politika sepse nuk marrin vesh shumë, vetëm fakti që dëgjojnë që i flet për ndryshimin, janë entuziastë, marrin një energji të paparë, do vijmë vetëm për ty, do vijmë sepse duam të shohim diçka ndryshe.

– Unë kam pasur studente shumë të mira, madje që kanë studiuar jashtë, janë kthyer me shpresën që në Shqipëri kanë dashurinë, kanë familjen që kryesorja në jetë është familja, mirëpo janë në një vështirësi ekonomike të paparë dhe janë të gjithë të pashpresë, domethënë mendojnë që Shqipëria nuk do bëhet sepse nuk ka politika favorizuese, për familjet, për çiftet e reja. Mendoj që kjo është një nga gjërat më të rëndësishme, rinia është e ardhmja e Shqipërisë.

– Kur bëmë programin e Partisë Demokratike e kam thënë kushedi sesa herë si shembull. Kam takuar të rinj që thonin ne nuk krijojmë familje sepse nuk kemi ku të jetojmë, i bie që të jetojmë me prindërit. Është e pamundur që të marrësh një kredi, të blesh një shtëpi se sot shtëpitë në Tiranë janë bërë si në New York, ndërkohë që pagat kanë ngelur si në Afghanistan. Dhe kjo ka qenë gjëja me trishtë që kam dëgjuar. Ndoshta unë dhe shumë të tjerë si puna ime kemi pasur mundësitë, na ka mbështetur familja, të tjerët nuk e kanë, sidomos studentët që vijnë dhe nga rrethet. Për këtë arsye ne kemi vendosur, e di që ne sot diskutojmë për çështje të biznesit dhe të taksave, por për familjet e reja ne kemi vendosur një fond për subvensionimin e interesave të kredisë. Kredia është e papërballueshme, çmimi është i papërballueshëm dhe ne kemi dëshirë që çiftet e reja të kenë kredi me interesa zero që të stimulojmë pikërisht këtë dhe e dyta bonusi për fëmijën. Ça ndodhi me bonusin për fëmijën? Ne prezantuam kur e llogaritëm, t’ua them sesi ka qenë llogaria, ka qenë një tufë me burra dhe unë duke diskutuar për çështje sociale, për programin edhe më pyesnin sa lekë harxhoni për pampersa, sa lekë harxhoni për këto? Saqë unë u vendosa në përgjegjësi, saqë më thonin pse kaq shumë është pampersi, kaq shumë janë kremrat se nuk ta kupton njeri, sa është tarifa e një çerdhe publike në muaj dhe u mendua një çmim 3 mijë lekë të reja në muaj, për të mbuluar të paktën tarifën e një çerdheje, sepse shpenzimet e një çifti për të mbajtur një fëmijë janë të pallogaritshme, të pallogaritshme dhe thamë të paktën që t’i japim mundësi nënave të punojnë, ne duhet që t’i mbështesim. Dolëm në të gjithë mediat analistët filluan ku do i gjej lekët Luli. Gjithe janarin kur prezantuam ne programin ishte ku do i gjej lekët Luli? Doli dje Arben Ahmetaj që kopjoi programin tonë, doli dhe tha me paturpësinë më të madhe do u japim 100 mijë lekë në dorë gjithë çifteve të reja për fëmijët dhe nuk pyeti njeri ku do i gjeni lekët.

-Doja të dija një informacion të shkurtër keni ndonjë plan rehabilitimi për turizmin jo vetëm të Tiranës po komplet të Shqipërisë si destinacion?
– Ne kemi bërë një marrëveshje më Horecën por njëkohësisht me shoqatën e operatorëve për paketën lehtësuese në turizëm. Turizmi do të jetë i vetmi sektor, i vetmi që do të bëjë përjashtim. Sot kemi tvsh 6 përqind në hotele me 5 yje, që konsiderohen të mëdha dhe kanë një favorizim të tillë. Ne do ta shtrijmë në gjithë sektorin, nuk duhet të ketë asnjë diferencim të tillë në sektorin e hoteleri-turizmit. Të gjithe hotelet duhet të kenë të njëjtin trajtim se nëse këtë favorizim e merr dikush që ndodhet në një zonë ndoshta pa plazh dhe biznesi i vogël me plazh që ndodhet në këtë zonë dhe paguan tvsh 20 përqind, 10 milionë kjo nuk është e drejtë. Ne takojmë amabasadorët që na thonë që vijnë insìvestitorët e huaj, shkojnë nëpër ministri dhe administrata nuk di të shkruajë një letër . Nuk kanë minimumin e interesit se kanë lëvizur nga një ekonomi që tërhiqte investimë të huaja që sot fatmirësisht, prej TAPIT kanë mbijetuar 8 vite, në një ekonomi që shkoi tek konçensionet dhe PPP. Ne kemi një plan specifik e kemi diskutuar me shoqatën e investitorëve të huaj për tërheqjen e investimeve të huaja. Taksa 9 përqind është bërë pikërisht për këtë arsye,për të qenë konkurrues në rajon , sepse vendet e tjera të rajonit kanë të njëjtën politikë taksash. Sot investitorët gjermanë, ne kemi qenë kemi takuar shoqatën e investimeve të huaja në Berlin dhe na ka thënë kemi 3 miliardë euro investime në Gjermani dhe 3 milionë euro në Shqipëri. Kjo është diferenca e politikave që mund të bëjë qeveria, çfarë do bëjmë për investitorët e huaj që ata na e kanë kërkuar. E para rregullat fiskale nuk ndryshojnë në 4 vite. Investitori i huaj nuk do që të vijë sot, të sjellë një plan biznesi dhe pas 2 vitesh këta të bëjnë një favorizim për një biznes të caktuar dhe e nxjerr jashtë tregut fare konkurrencën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY