Zaev kërkon vota për Ramën në Pustec e Gollobordë, siç mbeshteti me...

Zaev kërkon vota për Ramën në Pustec e Gollobordë, siç mbeshteti me Ramën Gjukanoviç në Mal të Zi

57
0
Shares

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri të votojnë Edi Ramën dhe Vasil Sterjovskin, maqedonasin që kandidon në Korçë.

” Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski,një maqedonas.”-ka thënë Zaev.

Sipas mediave maqedonase, Zaev ka thënë se kandidati Sterjovski ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në parlamentin shqiptar dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.

“Vasili ka qenë deputet në kuvendin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri,”- shtoi ai.

Praktika e mbështetjes së kryeministrave apo presidenteve në rajon është një sjellje e bezdisshme ne zgjedhje parlamentare. Presidenti turk Erdogan ka ndërhyrë më zgjedhjet në Shqipëri përmes ndërtimit të një spitali dhe sjelljes së vaksinave kineze, pavarësisht se kjo e fundit mund të konsiderohet humanitare.

Edhe Rama dhe Zaev mbështetën me deklarata Gjukanovic për zgjedhjet që humbi në Malin e Zi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY