Akuza e Metës: Këta janë 6 emrat e përfshirë në mafien e...

Akuza e Metës: Këta janë 6 emrat e përfshirë në mafien e inceneratorëve

157
0
Shares

Presidenti Ilir Meta deklaroi sonte se Lefter Koka është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”, teksa është kandidat për deputet i PS. Lefter Koka ka qënë deputet i LSI disa mandate.

Meta tha në emisionin “Opinion” se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI që të mos bëjnë fushatë për partinë e tyre në zgjeshjet 25 prillit.

Më poshtë janë emrat që Presidenti Meta i akuzoi si anëtarë të mafies së inceneratoreve që bëjnë presione në Durrës:

Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrë s, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve.  Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat.”-tha Meta në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY