Media greke për skandalin e të dhënave personale: U përdorën nga partia...

Media greke për skandalin e të dhënave personale: U përdorën nga partia në pushtet

55
0
Shares

Mediat greke kanë publikuar lajme në lidhje me skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale si numra celulari apo numër ID, të së paku 910 mijë qytetarëve shqiptarë dhe që zotërohen nga qeveria Rama.

Protothema.gr shkruan se të dhënat konfidenciale janë të ndara nga Partisë Socialiste tek mbështetës të saj.

Prej disa ditësh, këto të dhëna janë publikuar në rrjet, ku thuhet se janë “vjedhur” nga baza e të dhënave të shërbimit shtetëror “e-Albania”.

Në këto lista përfshihen emrat e aktorëve, këngëtarëve, gazetarëve, analistëve, avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve, ish dhe ministrat aktualë dhe anëtarët e familjeve të tyre por edhe të dhjetëra mijëra nëpunësve civilë të cilët Rama po përpiqet t’i kthejë në “mbledhësit e votave” nën kërcënimin e shkarkimit.” Shkruhet në artikullin e Protothema.gr.

Opozita ka bërë thirrje që prokuroria speciale SPAK të mbajë përgjegjësi dhe të hetojë.

Baza e të dhënave përmban të dhëna personale të qytetarëve nga 19 deri në 99 vjeç, përfshirë numrat e tyre të identitetit, numrat e telefonit personal, kompanitë për të cilat punojnë dhe një përshkrim të shkurtër të asaj me të cilën ata janë politikisht afër dhe sa e mundshme është që do të votojnë partinë në pushtet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY