DEKLARATA E EDI RAMËS PËR BASHKËPUNIM ME OPOZITËN: KRYEMINISTRI PRANON SE NUK...

DEKLARATA E EDI RAMËS PËR BASHKËPUNIM ME OPOZITËN: KRYEMINISTRI PRANON SE NUK FITON ZGJEDHJET

294
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka ofruar sonte marrëvedhje PS-PD ose dicka të ngjashme vetëm dhjetë para votimeve.

Duke folur në emisionin e gazetarit Denis Minga ai thotë se jam gati të bashkepunoj me Lulzim Bashën por me një kusht.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha.

Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, tha Rama.

Rama me këtë deklaratë pranon se nuk fiton zgjedhjet dhe se dyti po kërkon strehë për vjedhjet e tij në 8 vite. Ai është në kërkim të një skenari të ri për ruajtur sistemin e klanit, kleptokracisë dhe izolimit të mendjes që realizoi përgjatë qeverisjes së vet.

Ndërkohë në kuadrin e zgjedhjeve ai po bën diversion në mënyrë që të çkarikojë votat e zemërimit, pikërisht ato vota që do rrëzojnë Edi Ramën. s.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY