DETAJET/ Plagoset polici në Berat, sherr masiv në një lagje të qytetit

DETAJET/ Plagoset polici në Berat, sherr masiv në një lagje të qytetit

133
0
Shares

Një polic, Elton Boduri, u plagos këtë mbrëmje në Berat në rrethana ende të paqarta ndërkohl që polivia ka shoqëruar të paktën 5 persona.

Si ndodhi ngjarja sipas policisë:

Rreth orës 20:20, ka mbërritur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY