Ditmir Bushati nuk ndalet: Rama strehoi në PS ekzekutorët e gjakderdhjes së...

Ditmir Bushati nuk ndalet: Rama strehoi në PS ekzekutorët e gjakderdhjes së këtij vendi

600
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave të PS nga kryeministri Edi Rama, fshikulloi ashpër sonte Kryeministrin vetëm dhjetë ditë para votimeve.

Duke folur në instalive ai tha sr Rama ka pranuar njerëz që e kanë nisur karrierën politike në PD duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI duke blerë vota, dhe tani i ofrohen PS për të blerë vota.

Më tej, ish-ministri tha se dëshiron të punoj për PS.

“Planet e mia janë ato që i kam bërë publike dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një PS, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, që është një parti që punon për ekonominë, për një shoqëri tregu…

Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi. Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune. Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes së këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë”, tha ish-ministri Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY