Dy nga rastet e mashtrimit nga biznesmenja Vjollca Hoxholli

Dy nga rastet e mashtrimit nga biznesmenja Vjollca Hoxholli

237
0
Shares

Biznesmenia Vjollca Hoxholli, e shoqja e ndërtuesit Rrapush Hoxholli, u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve.

Njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë, raporton top channel.

U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin, u shpreh Kasneci, dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë.

Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qera dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati, raportoi gazetarja Anila Hoxha për top channel. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY