Kreu i SPAK: Do hetohet çështja e të dhënave personale në PS

Kreu i SPAK: Do hetohet çështja e të dhënave personale në PS

34
0
Shares

Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha sot se do të regjistrojë çështjen ne lidhje me të dhënat personale.

Ai u tha gazezarëve se patjetër prokuroria do ta shqyrtojë atë.

Në fakt SPAK janë vënë në kërkim të dokumentave për të hetuar nëse ka apo jo krim zgjedhor pas investigimit në media ku tregohet se si të dhënat personale të 910 mijë shtetasve përfshi dhe emrat e vetë prokurorëve disoponohen në formën e nje databaze nga Partia Socialiste.

Në databazë janë përfshirë të dhënat konfidenciale të qytetarit që nga numri i telefonit, karta e identitetit dhe numri i qendrës së votimit.

Njëkohësisht me këto të dhënat sistemit i është bashkangjitur edhe përkatësia politike, referuar sistemit të patronazhimit nga një person tjetër që në këtë rast ka rolin e mbikëqyrësit.

Edhe vetë Arben Kraja është i regjistruar në këtë database duke figuruar si një votues i sigurtë i PS.
SPAK ka sekuestruar sot edhe serverat e lapsi.al që botoi i pari lajmin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY