Rama i jep det Gjergj Lucës por kapiteni i marinës thotë se...

Rama i jep det Gjergj Lucës por kapiteni i marinës thotë se është shkelje ndërkombëtare

469
0
Shares

Qeveria i ka dhënë për shfrytëzim një sipërfaqe të konsiderueshme detare prej 14 km katrorë biznesmenit Gjergj Luca.

Zona shtrihet në afërsi të kanalit të Korfuzit dhe përben shkelje dhe cënim të lirisë së lundrimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari shkruan se sipërfaqja ujore që është dhënë në përdorim për agrikulturë, për një periudhë 30-vjeçare cënon lirinë e lundrimit në Kanalin e Korfuzit dhe është në shkelje nga e drejta ndërkombëtare.

Ai paralajmëron se do të sjellë dhe kundërshti të karakterit ndërkombëtar.

Por, sipas Kodit Detar te RSH, neni 25, strukturat detare të përherëshme miratohen nga Administrata Detare. Pra, a ka miratuar Administrata Detare krijimin e kësaj zone detare për akuakulture? Hapësirat për akakulturë zakonisht jepen në zona me mbrojtje hidrolundrimore, që nuk janë rrugëkalime detare dhe kanë thellësi të kufizuara, me qëllim moscënimin e lirisë së lundrimit,”-shkruan Meçollari.

AKUAKULTURA PO CËNON EDHE SIGURINË LUNDRIMORE NDËRKOMBËTARE

Dhënia e një sipërfaqe detare për akuakulturë në Kepin e Qefalit përbën cënim të lirisë dhe sigurisë së lundrimit në Kanalin e Koruzit, si dhe të lundrimit të mjeteve detare për dhe nga Porti i Sarandës. Deti dhe aktiviteti detar janë inters publik. Por, deti administrohet kryesisht nga e drejta ndërkombëtare, si një trashëgimi e mbarë njerëzimit, ku liria e lundrimit, sidomos në kanalet dhe ngushticat ndërkombëtare, është i garanmtuar.

Kanali i Korfuzit është një rrugëkalim ndërkombëtar ku është i garatuar liria e lundrimit sipas rregjimit të kalimit paqësor. Pozicionimi i hapësisës detare të dhënë për zhvillimin e akakulturës në Kanalin e Korfuzit cënon sigurinë e lundrimit dhe garantimin e saj, si një e drejtë e parashikuar nga e drejta zakonore ndërkombëtare e detit, si dhe Konventa e OKB-së mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982). Kanali i Korfuzit është një hapësirë detare midis dy shteteve, Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe të dy janë pale në UNCLOS 1982. E drejta e lirisë së lundrimit në Kanalin e Korfuzit iu takon të gjitha anijeve, pavarësisht flamurit që mbajnë. Një leje e tillë për akuakulturë, në koordinatat e përcaktuara nga APP, Buletini nr. 54/2021, mund të çojë në kundërshti të karakterit ndërkombëtar. Shteti bregdetar, sipas UNCLOS 1982, gëzon të drejtën e kufizimit apo perzillimit të kalimit paqësor nëpër detin e tij territorial, vetëm për çështje të sigurisë kombëtare dhe për një kohë të kufizuar. Shqipëria ka pezulluar të drejtën e kalimit paqësot vetëm të për anijet ushtarake në detin e saj territorial nga 19 maji i vitit 1946 deri deri në mars të vitit 1990, pezullim I cili u konsiderua në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjerësia e hyrjes veriore të Kanalit të Korfuzit është 5,6 milje detare (Kepi i Qefalit – Kepi i Shën Katerinës) dhe gjysma e saj i takon shqiërisë (2,8 milje). Me ndërtimin e kësaj infrastructure gjerësia e hyrjes për pjesë shqiprare reduktohet në 1,2 milje detare. Në këtë mënyrë bëhet kufisim i lirisë së lundrimit në 30% të hyrjes së Kanalit të Korfuzit ose 60% të pjesës shqiptare. Kjo kufizon këndin e kyrjes dhe daljes në/nga kanali nga 40 grade në 27 grade.

Por, sipas Kodit Detar te RSH, neni 25, strukturat detare të përherëshme miratohen nga Administrata Detare. Pra, a ka miratuar Administrata Detare krijimin e kësaj zone detare për akuakulture? Hapësirat për akakulturë zakonisht jepen në zona me mbrojtje hidrolundrimore, që nuk janë rrugëkalime detare dhe kanë thellësi të kufizuara, me qëllim moscënimin e lirisë së lundrimit.

KODI DETAR. Neni 25 Ndërtimet detare.

1. Ndërtimet e përhershme në mjedisin detar me themele në shelf, lidhur ose jo me veprimtarinë në fushën e detarisë, veç respektimit të procedurave të përgjithshme në fushën e ndërtimeve, lejohen nga Administrata Detare kur nuk bien ndesh me qarkullimin e mjeteve lundruese dhe, në çdo rast, ndalohen në radat, në kanalet e hyrjes në port dhe në akuatoriumet, përveç rasteve kur lidhen me funksionimin dhe mbrojtjen e tyre.

Në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë ka dhënë leje për krijimin e një hapësire akuakulture në mes të Gjirit të Vlorës duke cënuar ndjeshëm lirine e lundrimit dhe sigurinë lundrimore. Kjo hapësirë nuk është miratuar nga Administrata Detare, në dijenin time, dhe nuk ka as sinjalistikë detare për tu identifikuar natën. Forca Detare në qershor 2020 i ka ngritur këtë çështjes Administratës Detare dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Gjatë bregdetit jugor shqiptar ka disa zona akuakulture, si në bregdetin e thyer të Karaburunit, nga Raguza 1 deri në Shën Vasil, jug të Gjirit të Palermos, veri të Gjirint të Tetramnisit, veri të Ishullit t ë Stillos, Grykën e Fokjanos, Gjirin e Ftelias apo Gjirin e Kallamishtes. Por, të gjitha këto aktivitete nuk cënojnë lirinë dhe sigurinë e lundrimit. Gjithësesi, Ministria e Bujqësisë duhet që për të gjitha këto leje të marrë miratimin e Administrat ës Detare, nëse nuk e ka marrë deri tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY