Basha intervistë me Babaramo, zbulon prapaskenën e Ramës që bllokoi tramin: Paratë...

Basha intervistë me Babaramo, zbulon prapaskenën e Ramës që bllokoi tramin: Paratë ishin gati, Presidenti francez ia kërkoi Ramës

331
0
Shares

Shefi i opozitës Lulzim Basha tha sonte se PD ka prekur të gjitha problemet nga familja deri tek biznesi i madh dhe senpër të gjitha ka një zgjidhje.

“Kemi mё shumë se 4-5 vite qё i prekim problemet aty ku ndodhin, qё nga brenda shpive tё shqiptarëve, tek biznesi i vogël. Nga biznesi fason tek biznesi prodhues. Nga naftëtarët tek minatorët, tek fermerët, tek studentët, tek pedagogët, tek elita intelektuale, tek arti dhe kultura. Dhe nё bazë tё prekjes reale tё problemeve kemi formuluar zgjidhje reale tё këtyre problemeve. Ky ёshtё fakti. Prandaj dialogu ynë me ta sot, ёshtё shumë mё i natyrshëm. Dhe ajo qё media arrin tё mbulojë realisht ёshtё njё përqindje shumë e vogël asaj qё po ndodh nё fushatë”, tha Basha gjatë intervistës me gazetarin Ilir Babaramo.

Basha gjatë intervistës ka shpjeguar edhe cështjen e tramit që e përmend me ironi Erion Veliaj.

“Projekti i tramit u bë gati, qeveria e Francës u bë gati ta financojë. Presidenti Holande në takimin e parë zyrtar me kryeministrin në ikje i kërkoi që të financojë projektin e tramit. Ishte Edi Rama që refuzoi financimin e tramit të Tiranës”, tha Basha.
Ndërsa në lidhje me çështjen Bechetiai tha se tre drejtues të pushtetit të majtë duhej të ishin në burg.

“Basha: Çështja “Beketi” është çështja ku kryeministri, kryetari i Bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm, që sot duhet të ishin të tre të pandehur, mbyllën një media për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë”, deklaroi kryetari i PD.

Pjesë nga intervista:

Midis nesh, meje personalisht, anëtarëve tё ekipit tim dhe grupeve tё interesit qё janë qytetarët, ёshtё sipërmarrja, janë mjekët, infermierёt, arsimtarët, fermerët, tё rinjtë, gratë – gjysma e shoqërish, qё po e vuan dyfish ekonominë nё rёnie, emigrimin dhe diskriminimin. Këtu jemi ne, kjo ёshtё fushata qё po zhvillojmë, këto janë mesazhet qё po përcjellim dhe mё e rëndësishmja kjo ёshtё garancia qё pas ndryshimit tё 25 prillit do tё jemi prapë ballё pёr ballё me njё zotim. Njё zotim fare tё qartë dhe pёr tё cilin unё e përsëris ku tё mundem qё do ta përsëris edhe nё programin tuaj. Nёse angazhimet e marra nё kёtё plan, nuk janë premtime por janë angazhime, nёse kёto angazhime nuk do tё përmbushen, unё nuk do tё kërkoj njё mandat tjetër. Dhe kjo ёshtё pjesë e vendimit tim, dhe mendësisë time europiane, pёr njё raport europian tё qytetarit me politikën sepse nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё pas 30 vitesh, 2021, 30 vitesh tranzicion, nuk ka garanci tjetër pёr ekonominë, pёr arsimin, pёr tё drejtat themelore tё qytetarëve, pёr demokracinë, se sa anëtarësimi në Bashkimin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY