EMRI/ Superhajduti i Greqisë vidhte vilat në periferi të Tiranës, u kap...

EMRI/ Superhajduti i Greqisë vidhte vilat në periferi të Tiranës, u kap sot te Liqeni i Thatë

469
0
Shares

Njëri prej 5 personave që vidhnin vilat në periferi të Tiranës, është i dënuari përjetë, Hektor Qiriazi. 5 persona u arrestuan pasditën e kësaj të Hëne gjatë një operacioni policor në zonën e Saukut.

Qiriazi është dënuar nga shteti grek për shkak të vjedhjeve me armë në Greqi, kryesisht vjedhje në banesa, vjedhje makinash, plaçkitje në dyqane, përplasje të armatosur me policinë dhe tentativë vrasjeje.

Nga 7 anëtarët e grupit kriminal që u identifikuan në viton 2013 në Greqi, në pranga ra vetëm Ilir Gjini, ndërsa u shpallën në kërkim Hektor Qirjazi, Lulëzim Elmazaj, Agron Shakaj, Arsen Selimaj, Ervis Arapaj dhe Erion Peçi, që të gjithë nga Shqipëria.

Grupi akuzohej për 3 tentativa vrasjesh, 2 prej të cilave kundër policisë, 1 tentativë grabitje në bankë, 3 vjedhje në familje, 10 plaçkitje në dyqane, 6 vjedhje makinash dhe një tentativë vjedhje në një dyqan bizhuterish. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY