Masakra në Kavajë, mësohen emrat e viktimave, burrë e grua

Masakra në Kavajë, mësohen emrat e viktimave, burrë e grua

147
0
Shares

Një ngjarje e rëndë tronditi Kavajën dhe jo vetëm këtë të shtunë. Ndërkohë janë mësuar emrat e viktimave.
Policia thotë se burrë e grua kanë gjetur vdekjen si pasojë e një krimi me dinamikë të rëndë.

Bilbil Shirja 48 vjec, dyshohet se ka ka djegur gruan Fëllënxa Shirja brenda një automjeti.

Më pas ai ka vetevarur veten ne nje peme.

Mësohet se çifti ishte në proces divorci, të cilin e kishin hapur prej 2 muajsh. Të hënën pritej që të mbahej seanca e fundit. 48-vjeçari e ka marrë gruan tek banesa e pindërve, e ka mbyllur në makinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Detajet e policisë:

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY