TIRANË/ Zbulohet një tjetër depo armësh tek ish artistikja Migjeni, tynel brenda...

TIRANË/ Zbulohet një tjetër depo armësh tek ish artistikja Migjeni, tynel brenda oborrit

488
0
Shares

SPAK dhe Policia e Tiranës kanë arritur të lokalizojnë një tjetër arsenal armësh në kryeqytet.

Arsenali është gjetur në banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike „Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Kompleks’ i cili vijon të jetë i hapur sipas prokurorisë së posaçme.

Me kërkesë të SPAK, është kryer një kontroll në ambientet e Sokol Xhurës, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

Policia pasi ka rrëzuar murin ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie.

Njoftimi i SPAK:

Në datë 09.04.2021, nga ana e prokurorisë së posaçme, është kërkuar Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar, lejimi i kontrollit të ambienteve të të hetuarit në këtë procedim, shtetasit Sokol Xhura, i biri i Ismail-it dhe i Zeliha, i datelindjes 16.03.1978.

Mëngjesin e ditës së sotme, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie. Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.’. a.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY