Shoqërohen në polici 9 kontrollorë të Rinasit. Policia nis hetimet

Shoqërohen në polici 9 kontrollorë të Rinasit. Policia nis hetimet

64
0
Shares

9 konztollorë të Rinasit janë shoqëruar në mesnatë në pokici. Mësohet se kontrollorët janë shoqëruar pak para mesnatës, rreth orës 23:28 minuta. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ministrja e Transporteve dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku një ditë më parë paralajmëroi se Policia e Shtetit do të marrë shumë shpejt kontrollin e ndërtesës së kompanisë shtetërore, Albcontrol.

Ajo theksoi se kontrollorët nuk janë në detyrë pavarësisht se ndodhen në ndërtesë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY