Ndahet nga jeta Ismail Beka, ai qe transformoi Alpet shqiptare

Ndahet nga jeta Ismail Beka, ai qe transformoi Alpet shqiptare

474
0
Shares

U nda nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë, Ismail Beka, ish drejtor i GIZ, një prej shqiptarëve me të mirë të ketij vendi në 30 vitet e fundit.

Ai ishte një profesionit i vyer i zhvillimit të zonave malore, bujqësisë dhe turizmit.

Beka u bë shpresa e zonave më të thella të vendit, aty ku jeta kishte ndalur, por e ardhmja premtonte shumë. Ai personalisht e nxiti turizmin malor në Malësinë e Madhe, në zonat e thella Alpeve, Thethit, Valbonës dhe në qarqet, Dibrës dhe Korçës, dhe jugut të vendit.

Në 20 vitet e fundit ai u bë mentor për qindra të rinj që vendosën të ofronin turizmin në fshatrat e braktisur. Turizmi malor dhe sidomos Thethi është i lidhur ngushtë me emrin e Bekës, të cilët do ta vajtojnë ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë si të ishte një prej tyre.

Në 65 vitet e tij në këtë jetë, Beka kishte më shumë se 40 vite karrierë profesionale, pasi studimet e larta i përfundoi për inxhinieri industriale dhe më pas e ushtroi profesionin në segmente të ndryshëm të sektorit të bujqësisë e më vonë në Turizëm deri sa një vit më parë mbushi moshën për pension. Por ai vijoi të ishte aktiv në media dhe konsulenca deri në ditët e fundit të jetës së tij. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY