Këlliçi: Banorët e Yzberishtit marrin ujë nga puset, Veliaj të heqë dorë...

Këlliçi: Banorët e Yzberishtit marrin ujë nga puset, Veliaj të heqë dorë nga pagesat!

214
0
Shares

Në rrugën “Artin Basha”, Kompleksi Derveni në Yzberish, janë 10 pallate që paguajnë rregullisht faturat e UKT, por nuk marrin shërbim dhe prej 2 ditësh furnizohen me ujë të ndotur dhe kutërbues.

Kandidati për deputet, Belind Këlliçi denoncon sërish faktin duke i kërkuar bashkis së Tiranës të heqë pagesat.

“UKT dhe Bashkia Tiranë pretendojnë se furnizojnë me uji të pijshëm banorët por realiteti është krejt ndryshe, sepse furnizohen me ujë pusi jashtë çdo standarti dhe faturohen sikur të merrnin ujë të pijshëm. Kjo është vjedhje e hapur që u bëhet qytetarëve të shumtë të Kombinatit, Yzberishtit dhe Unazës së Re.

Punonjësit e UKT të pranishëm në zonë, pranojnë nën zë këtë skandal por nuk mund të shprehen pasi kështu janë urdhëruar nga shefat e tyre.

I bëj thirrje kryebashkiakut Veliaj të ndalojë këtë padrejtësi menjëherë! Në të kundërt, qeveria Basha pas 25 prillit do e marrë vetë këtë çështje në dorë. Nuk do ia hedhësh paq!”, deklaron Këlliçi. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY