Detaje të reja nga operacioni i kapjes së kokainës në Durrës, lidhja...

Detaje të reja nga operacioni i kapjes së kokainës në Durrës, lidhja me Arbër Cekaj

268
0
Shares

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me kokainën e sekuestruar në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike me vend origjine nga Ekuadori ishte e ndarë në pako me nga 1.3 kilogram dhe erdhi në vendin tonë nga porti i Mersinit në Turqia.

Por surpriza është se personi i arrestuar në lidhje me këtë sasi kokaine është babai i Arbër Çekajt, Selim Cekaj. I biri u arrestua tre vite më parë pasi iu kapën 613 kile kokainë në një ngarkesë me banane nga Ekuadori po ashtu. Kontenieri me banane ishte porositur nga kompania “Ecoalmax”, që administrohej nga babai i Arbër Çekajt.

Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY