Bëhet gjyqi i Capjas tek pavioni i kardiokirurgjisë, masa të mëdha sigurie...

Bëhet gjyqi i Capjas tek pavioni i kardiokirurgjisë, masa të mëdha sigurie në spital

267
0
Shares

Është zhvilluar seanca gjyqësore, në ambientet e spitalit, për dhënien e masës së sigurisë për Ardian Çapja, i arrestuar tre ditë më parë në Elbasan. Ardian Capja është lënë në burg deri në përfundim të kohës së hetimit, parashikuar në ligj.

Capja akuzohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë ka vrarë me armë zjarri në vitin 2012 shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir, u la në burg.

Çapja ka probleme serioze kardiake, ndaj u dërgua me urgjencë në ambientet spitalore të QSUT.

Te pranishem ne kete seance ishin prokurori Ritvan Sukaj dhe Kreshnik Ajazi Kryeprokuror i Elbasanit.

Siç mund ta shihni në fotot me poshtë, prokurori Ritvan Sukaj erdhi ne ambientet e spitalit me badigard, nje dite pasi ai u mor ne mbrojtje nga policia e Elbasanit.

Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur se implikimi i Ardian dhe Florenc Çapjas në vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 është zbardhur nga dëshmitë e një të penduari që është arrestuar për këtë ngjarje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY