Elisabeta Imeraj konfirmohet në detyrë, KPK merr vendimin

Elisabeta Imeraj konfirmohet në detyrë, KPK merr vendimin

192
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren Elisabeta Imeraj, e cila mban edhe postin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës.

Pas vlerësimeve të bëra nga KPK, ka rezultuar se Imeraj është e pastër në tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërkohë që trupa gjykuese ishte e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs zhvilloi një debat të ashpër për disa orë me prokuroren e Tiranës. Ai e akuzoi Imerakn për përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së dhë ndërkombëtarëve, akuza të cilat Imeraj i hodhi poshtë.

Ndërkaq Këshilli i Lartë i Prokurorisë që drejtohet nga Gent Ibrahimi emëroi  Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat tjetër 3 vjeçar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY