Jorida Tabaku, takime me biznese në Tiranë: Do të eliminojmë fiskalizimin!

0Shares
0

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, znj. Jorida Tabaku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël në Njësinë nr 2 në Sauk, për të dëgjuar prej tyre shqetësimet që ata kanë.

Tregtarët thanë se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se kjo u pa gjatë pandemisë. “Mbështetja që morëm ishte e papërfillshme”, u shprehën ata. “Paguam edhe taksat në pandemi edhe pse nuk pati punë.
Znj. Tabaku u premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit. Ajo u tha tregtarëve se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejpërdrejt në xhepin e tyre.
Znj. Tabaku nënvizoi se nxitja e ekonomisë është prioritet i PD, së bashku më punësimin, kryesisht atë të të rinjve.

BISEDA

-Si ka shkuar puna?
-Puna siç është rilindja, ashtu është.
-Kaq keq është?
-Më keq se aq, sidomos ky vit njëherë, ka qenë më keq se vitet e tjera, akoma dhe më i ndjeshëm!
-Akoma dhe më keq!
-Nuk ka më keq!
-More ndonjë mbështetje në kohë të pandemisë?
-Mora një, një mbështetje kam marrë pastaj ma hoqën dhe nga skema e përfitimeve, vetëm ajo ishte, vetëm ajo 400 mijë lekshi.
-Pagove taksa ndërkohë?
-Të gjitha, unë qera paguaj për një muaj, paguaj 1 milionë e 200 mijë lekë, në shtetizolim kam marrë vetëm 400 mijë lekë.
– Po e papërfillshme!
-Shumë e papërfillshme!
-A do ta ndryshojmë apo jo?
-Do ta ndryshojmë se s’bën!
-Erdha thjesht për t’u prezantuar dhe ta di si shkojnë punët!
-Copë-copë mo!
-Ky është biznesi yti? Ku punon? Si po të shkon? Dobët? Ne kemi një plan pune mbështetje për biznesin e vogël, do të eleminojmë fiskalizimin dhe më e rëndësishmja, është që të nxisim ekonominë! Sot ekonomia është në ngerç! Ti e sheh që nuk ka konsum dhe ti e sheh që nuk blejnë produkte ushqimore. Ti je në shkollë, ke studiuar?
-Të mesmen!
-Edhe t’i japim mundësi punësimi dhe rinisë. Mundësi arsimi dhe punësimi. Djem të rinj si puna jote, duhet të gjallërojnë ekonominë, duhet edhe të hapin biznese, e të kenë mundësi vetë për t’ia dalë në jetë!
-Si ke qenë? Si jeni? Mirë si kaluat?
-Mirë ,ju si jeni?
-Plot?
-Ç’ka!
-Tani e ka hapur si biznes!
-E ka hapur në kohë të vështirë, po do ndryshojë pas një muaji!
-Ishalla!
-Me mbështetjen tënde po! Faleminderit! Gjithë të mirat!
-Si ke qenë?
-Mirë si je ti? Si kalove? Erdha të prezantohem, do jem deputetja e PD-së për këtë zonë!
-Faleminderit! Suksese ishalla! E kemi për nder!
-Unë në fakt e kam për nder që do përfaqësoj komunitetin tuaj!
-Je grua zonjë!
-Faleminderit! Partia Demokratike është numri 9! Fiskalizimin ua kanë sjellë apo jo?
-As nuk e kam haberin fare!
-As kanë për t’ua sjellë se do ta anullojnë!
-Ne jemi biznes i vogël!
-I vogël pra po do ta anullojnë, i kanë vënë bizneseve të vogla 1 mijë euro shtesë!
-Po ça do t’i bëjnë?
-Po ku e di unë? E di Edi Rama! Ua merr juve, jep tendera, konçesione! a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje