“Do shpëtojmë Elbasanin nga gjobat e Taulant Ballës”

“Do shpëtojmë Elbasanin nga gjobat e Taulant Ballës”

104
0
Shares

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës thuhet në një deklaratë të PD në Elbasan.

“Partia Demokratike Dega Elbasan dhe Drejtuesi Politik, z.Bardhi janë angazhuar me gjithë fuqinë dhe energjinë për të sjellë në jetë planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që lëshohen për të vënë gjoba me urdhër të Taulant Ballës. Koha kur Taulant Balla vendos se kush duhet të marrë tenderat, kush duhet të privatizojë pasuritë, kush duhet të punojë, po ngushtohet përditë e më shumë.

Për fat të keq, investimet në Elbasan dhe gjithë qarkun Elbasan kanë mbetur në vendnumuro prej 8 vitesh! Prandaj më 25 Prill qytetarët dhe sipërmarrësit, ekonomia e Elbasanit do të fitojë”, thekson deklarata pas deklarimeve të njëpasnjëshme te kandidatit të PS, Balla për investime në Elbasan. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY