Basha: PD, plan për familjet e zhytura në borxhe nga kurimi i covid

0Shares
0

Në takimet që zhvilloi në qytetin e Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dhe një familje të vjetër korçare ku ka konsumuar një drekë me gatimet tradicionale.

Kryefamiljari Maqo Andoni, doktor në profesion, në bisedën që pati me Bashën, ngriti si shqetësim mungesën e mjekëve të rinj në këtë zonë.

“Ky është problemi që ka mungesë domethënë të mjekëve të rinj, janë vetëm kështu, ka shumë pensionistë. Në punën tonë për shembull jemi 4 mjekë, 2 nga të cilët jemi pensionistë. Edhe ai tjetri që është nga Bilishti vjen bën roje, vetëm njëri është që s’ka dalë në pension. Po kështu ka dhe specialitete të tjera që ka mungesë.” – u shpreh Maqo Andoni.

Një shqetësim tjetër ishte edhe trajtimi i njerëzve me COVID, ku sipas tij ka shumë që trajtohen në shtëpi.

“Unë e di që ka një numër të madhe njerëzish këtu që trajtohen në shtëpi me oksigjen dhe me mjekime. Pa bërë fjalë për analizat se analizat do të bëhen të privati, një pjesë se edhe kushtojnë shumë. Minimumi është 600 mijë lekë më e thjeshta fare.” –tha doktori.

Basha tha se fajin për gjendjen e shëndetësisë e ka keqqeverisja e 8 viteve të fundit, pasi lekët nuk kanë shkuar drejtpërsëdrejti për këtë sektor, por tek koncesionet dhe oligarkët. Ai tha se qeveria e ardhshme, ka dy synime kryesore për këtë sektor, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe përmirësimin e pagave të tyre.

“Po doktor nuk ka asnjё shpjegim përveç dështimit tё shtetit qё Kosova qё ёshtё bёrё shtet nё 2008 tё jetë nё gjendje tu siguroj mjekëve tё vet dhe infermierëve tё vet njё pagë pothuajse dyfishin e asaj qё siguron Shqipёria. Ёshtё vetёm keqqeverisja dhe mungesa e mbështetjes pёr sektorin. Nga ana tjetër, se ju jeni edhe mjek dhe i dini këto gjëra, po tё shikosh paratë qё janë ndarë nё buxhet, qё janë tё pakta sa janë, nuk po shkojnë pёr shёndetёsinё. Domethënë “zëri” ёshtё buxhet pёr shёndetёsinё, nё fakt paratë kanё shkuar nё 2-3 koncesione. Prandaj dhe zotimi i parё tё programit tonё pёr shёndetёsinё ёshtё ndalja e këtyre koncesioneve dhe rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do ta bënim në çdo rrethanë, por në rrethanën aktuale ku siç më thatë dhe vetë jeni të detyruar të shkoni të shërbeni, po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë. Është e domosdoshme të përdorim të gjitha instrumentet për të ndalur këtë hemorragji të shëndetësisë. Dhe dy rrugë ka: e para, të përmirësojmë kushtet e punës për mjekët dhe e dyta t’i japim një stimul financiar minimal. Prapë se prapë ajo nuk është diçka që konkurron me pagat e mjekut në Gjermani, por të paktën jep një stimul minimal dhe dinjitetin mjekut shqiptarë. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme që kërkoj është rritja e menjëhershme e kapaciteteve trajnuese për mjekët e rinj, nuk mjaftojnë. Ndërkohë që mjekët e sapo diplomuar, specializantët madje dhe studentët e vitit të parë dhe të dytë paralelisht me mjekësinë fillojnë e mësojnë gjermanisht sepse e kanë mendjen që sapo të mbarojnë të ikin.” – tha Basha.

Ndërsa për personat e infektuar me COVID që po trajtohen në shtëpitë e tyre, Basha tha se Partia Demokratike ka hartuar një plan për rimbursimin e këtyre familjeve të cilat janë zhytur në borxhe për t’u kuruar.

“Ky është problem shumë i madh sepse shumica dërrmuese e familjeve janë zhytur në borxhe. Nuk kanë as kursim as të ardhura për t’i përballuar. Kjo është një nga gjërat e para po hartojmë tani, rimbursimi i këtyre familjeve sepse përllogarisim mesatarisht, përllogarisim që të kemi të bëjmë çdo muaj, çdo ditë këtë deklarojnë 1500, 2000, 3000 maksimumin i testimeve që kanë bërë ndërkohë që përllogaritet që numri real i infektimeve të jetë minimalisht 6 mijë apo 7 mijë. Dhe kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një faturë që shkon në dhjetëra milionë euro të nxjerra ose nga kursimet e fundit ose familje të zhytura në borxh. Është një aspekt që as nuk merren as që duan t’ia dinë.” – u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje