EMRI/ Këlliçi: Drejtori i ndërmarrjes publike, fushatë në shkelje të ligjit zgjedhor

EMRI/ Këlliçi: Drejtori i ndërmarrjes publike, fushatë në shkelje të ligjit zgjedhor

158
0
Shares

Zyrtarë të lartë të administratës janë përfshirë në fushatë elektorale në shkelje të ligjit zgjedhor.

Kandidati i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sot rastin e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore të Transportit.

“Fatmir Cibaku është drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”. Një tjetër kamikaz i dëshpëruar i Rilindjes, parazit administrate me rrogë. Po shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish zjarrfikseve, pas shkollës “Musine Kokalari”.

Edhe sot në orën 11:00, në orar zyrtar pune, ndodhej në zyrën elektorale të PS, në kundërshtim me ligjin që ndalon funksionarët publikë të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë orarit të punës.

Hajdut milionash por shpërndarës çikërrimash. Nuk keni program. Oferta juaj janë çikërrimat”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY