BE, 90 milionë euro u nisen sot për mbështetjen e ekonomisë shqiptare

BE, 90 milionë euro u nisen sot për mbështetjen e ekonomisë shqiptare

138
0
Shares
Komisioni Evropian disbursoi sot 90 milion eurot e para të ndihmës makro-financiare për Shqipërinë për të ndihmuar rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit.
“COVID19 nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Ky disbursim i parë prej 90 milion eurosh do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda negative socio-ekonomike të pandemisë, duke mbështetur kategoritë e prekshme në Shqipëri.
Një disbursim i dytë i prej 90 milion eurosh të tjera do të pasojë më vonë këtë vit, me përmbushjen e kushteve të politikave.
Ky program është një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë,” tha sot ne nje koment te tij Ambasadori i BE-së ne Tirane, Luigi Soreca. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY