Maturantët kthehen në klasa, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat e tjera mbeten...

Maturantët kthehen në klasa, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat e tjera mbeten të njëjta

129
0
Shares

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur maturantët të kthehen në klasa, duke konsideruar situatën epidemiologjike në vend. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli bëri të ditur vendimin, gjatë komunikimit të Komitetit pasditen e sotme.

“Duke u bazuar në shifrat e infeksionit Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti shkollor, maturat do të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë, vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga një monitorim shumë i kujdesshëm i shifrave gjatë kohës që këto matura do të jenë të hapura”, tha Rakacolli.
Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Prof. Albana Fico, ka deklaruar se situata epidemilogjike në vend paraqitet me numra të kontrolluar, por sipas saj vijon të mbetet delikate.
“Incidenca dy javore ka pësuar një zbritje, 219 raste për 100 mijë banorë nga 340. Mesatraja ditore e rasteve pozitive ka pësuar zbritje, në 419 nga 532. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje 31.879 nga 32.179 por jemi ende në situatë delikate”, tha Fico.
Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se masat e tjera do të mbeten të pandryshuara: Kufizimi i qarkullimit nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 20:00, me përjashtim të shërbimit delivery. Mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor si dhe do të mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe, deri në vlerësimin e dytë të gjithë masave nga Komiteti i Ekspertëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY