Ende aktiv zjarri tek Casa Italia, zjarrfikësi asfiksohet, reparti nuk ka mjete...

Ende aktiv zjarri tek Casa Italia, zjarrfikësi asfiksohet, reparti nuk ka mjete për kërkim

412
0
Shares

Foto e dites se merkure kur nisi zjarri

Vijon të jetë aktiv zjarri tek Casa Italia që prej së mërkurës pasdite, ku dyshohet se ka mbetur brenda 33-vjeçari Arjan Sala.

Një zjarrfikës që tentoi të futej në magazinë u dërguar në spitalin  traumës mënjeherë për shkak të asfiksisë.

Zjarrfikësja qëndron pranë magazinës që prej të mërkurës, nuk është mundur që të shuhet plotësisht zjarri, për shkak të mungesës së mjeteve, të posaçme, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit është kolosal.

Familjarët e Arjan Salës kanë shkuar sërish sot pranë magazinës, ku kërkojnë që të shtohen ekipet e shpëtimit, dhe thotë se përpjekjet për të hyrë brenda saj kanë qenë minimale. Në ndryshim nga dje, ata sot janë më të rezervuar sa i takon deklaratave dhe bëjnë përgjegjëse për situatën qeverinë dhe institucionet që nuk kanë ndërhyrë.

Vetëm gjysma e hapësirës është vendosur nën kontroll, por flakët dhe tymi vijojnë në pjesën tjetër.

Ata kanë gjetur vetëm bombulat që mendohet se ka tentuar të fikë zjarrin Arjan Sala, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e 33-vjeçarit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY