Debati i ashpër mes gazetarit në Londër Arben Manaj dhe aktorit Robert...

Debati i ashpër mes gazetarit në Londër Arben Manaj dhe aktorit Robert Ndrenika

345
0
Shares

Aktori Robert Ndrenika u përgjgij ashpër duke i përmendur ndër të tjera edhe të atin që dikur ka qënë sekretar i parë i partisë në Gjirokastër.

Më pas ka reaguar serish Arben Manaj. “Babai im me lejo t’ju informoj nuk ka vdekur dhe eshte gjalle e shume mire ne Londer, edhe pas mallkimit tend, dhe ka bere edhe vaksinen, jo si personalitet, sic behen ne Shqiperi! Nuk i kam thene qe me ke sulmuar si ne kohen e tij, nga pozicioni i luftes se kllasave!”, shkruan Manaj. Gazetari thotë se Ndrenika lëvizi nga PD tek PS por në fakt Ndrenika nuk ka lëvizur pasi ka qënë te PS gjithnjë përfshi edhe kur ishte deputet, ka qënë i PS.

 

Postimi i Arben Manaj:

Nje sqarim per te madhin Robert Ndrenika!

I dashur Robert,

Lexova me dhimbje sharjet dhe epitetet me organe mashkullore ne adresen time, madje edhe mallkimet me ndjellje vdekje per babain tim! Thone se nga keto te fundit te shtohet jeta!

Gjithesesi, une kam respekt maksimal per ty si aktor dhe kaq, per te tjerat i ke ne postimin tim ne FB!

Me pelqeu referenca ndaj Phenianit vendi i cili ben votime pa asnje parti, sic beri partia jote e re e cila e imitoj Phenianin ne zgjedhjet e fundit lokale, pasi partia jote e vjeter eshte PD-ja, deputet i se ciles ju krenarisht keni qene!

Babai im me lejo t’ju informoj nuk ka vdekur dhe eshte gjalle e shume mire ne Londer, edhe pas mallkimit tend, dhe ka bere edhe vaksinen, jo si personalitet, sic behen ne Shqiperi!

Nuk i kam thene qe me ke sulmuar si ne kohen e tij, nga pozicioni i luftes se kllasave!

Por jam i sigurt se do gezohet shume qe nje njeri si ju qe keni qene “me njolle” ne biografi ne kohen e karrieres se tij politike gjate komunizmit, ka lene PD qe ai e urren, dhe eshte futur ne partine e tij !

Eshte fiks, sic thoni ju ne postimin shares-mallkues: ” O Zot cfare cudirash ndodhin ne kete bote”!

Nje ish-deputet i PD-se antikomuniste, ne te njejten parti me Ish-Kryetarin e Parlamentit Shqiptar ne kohen e komunizmit!!!

Ai kenaqet pa mase duke pare ne satelit filmat e realizmit socialist ne Digitalb, ku ju i Madhi Robert Ndrenika, keni shkelqyer me klasin tuaj te aktrimit ndaj te cilit une si shume shqiptare, perulem me shume respekt!

Dhe vetem per kaq, jo me shume. Me respekt, Arben Manaj, Londer. Djali krenar i Ali Manajt qe i mbetet besnik idealeve te tij komuniste dhe nuk eshte bere me PD!

Postimi i Robert Ndrenikës dje:

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!

a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY