COVID/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm shqiptar i ‘Sylejmanit të Madhërishëm’

COVID/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm shqiptar i ‘Sylejmanit të Madhërishëm’

337
0
Shares

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Ahmeti 46-vjeçar ishte infektuar me covid dhe po kurohej në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Ai la pas vetes një vajzë, bashkëshorten, prindërit dhe moteën si dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O sa mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve” si edhe në serialin historik të famshëm turk të “Sulejmanit të Madhërishëm”, duke luajtur rolin e Husrev Pashas, siç shihet në foton më poshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY