Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit politikë në Kukës: Programi i PD zgjidh...

Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit politikë në Kukës: Programi i PD zgjidh përfundimisht rehabilitimin

96
0
Shares

Drejtuesi politik i qarkut Flamur Hoxha, zhvilloi një takim me ish- të përndjekurit politikë të Kukësit.

Ai i informoi ata për pika të caktuara të programit të PD që synojnë të zgjidhin përfundimisht rehabilitimine tyre ekonomik, gjetjen e të humburve të ekzekutuar nga regjimi komunist, mbështetja për arsimimin e të rinjve si dhe suporti financiar për familjet e reja etj. Dhe rruga e vetme që t’ia dalim me sukses është që të votoni PD nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Të përndjekurit politikë të Kukësit ngritën problemet që i shqetësojnë si: neglizhenca e institucioneve në dokumentimin e persekutimit në regjimin komunist, shpopullimi i zonave të Kukësit, probleme i përmbytjes, energjia elektrike dhe karburanti me çmim të lartë, menjanimi nga vemendja e shtetit etj.

Nga ana tjetër ata u shprehën se ndjehen komodë me faktin se ata do ti përfaqësojë një figurë që i takon shtresës së ish të përndjekurve politikë, njeri me integritet të lartë moral dhe mbrojtës i interesave të komunitetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY