Jorida Tabaku ne rrugen “Hoxha Tahsim”: Biznesi i vogël do të jetë...

Jorida Tabaku ne rrugen “Hoxha Tahsim”: Biznesi i vogël do të jetë në qendër të ekonomisë

53
0
Shares

Biznesi i vogël dhe familja do të jenë në qendër të ekonomisë shqiptare nën qeverinë e Partisë Demokratike. Numri dy i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, foli me tregtarë të rrugës “Hoxha Tahsin” për programin ekonomik të hartuar me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, që ka për qëllim rigjallërimin e ekonomisë dhe biznesin e vogël si themel të tij, pasi ofron vetëpunësimin e familjeve. Tregtarët treguan se si ishin braktisur nga shteti gjatë pandemisë dhe se si nuk kanë as kushtet minimale për të zhvilluar sipërmarrjen e tyre, pasi në Tiranë mungon edhe uji apo energjia elektrike. Sipërmarrësit e vegjël thanë se gjatë këtyre 8 viteve shteti ka mendur vetëm për një grup të vogël klientësh ku ka përqendruar të gjithë pasurinë. Zonja Tabaku tha se pas 25 prillit, biznesi dhe qytetarët do ta ndjejnë menjëherë ndryshimin në xhepin e tyre, pasi ata do të jenë fokusi kryesor i qeverisjes së Partisë Demokratike.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY