Zyrtarët dëmtojnë Mësonjtoren në Korçë, shpërthen zemërimi i qytetarëve: Ç’të s’ëmës doni!

Zyrtarët dëmtojnë Mësonjtoren në Korçë, shpërthen zemërimi i qytetarëve: Ç’të s’ëmës doni!

131
0
Shares

Qytetarët korcarë kanë reaguar në lidhje me demtimet që janë shkaktuar në Muzeun Kombëtar të Arsimit ose Mësonjëtoren. Zyrtarët e majtë kanë demtuar shkronjat dhe penden ndërkohë që i kanë zhvendosur në fund të oborrit duke vënë në vend të tyre shkallë betoni.

Reagini i Martin Mano:

E kanë thyer dhe lyer pendën halldupet! Fletën prej guri do e kenë thyer, ndaj i kanë plasur shkronjat mbi dhe!. Është për të qarë. Kanë bërë ca shkallë betoni në vend të atij kompozimi aq të bukur e aq të kompletuar. Unë si korçar u trishtova shumë kur pashë fotot. Nuk kam fjalë për të përshkruar trishtimin dhe inatin që më shkaktuan pamjet e percudnimit të shkaktuar nga këta barbare.
Jam pa fjale! Këta meritojnë vetëm përçmim!

Reagimi nga Thimi Grinjoti:

Ç’behet kështu në qytetin tonë? A ka dikush ndonjë ndjenjë përgjegjësie për deformimet e vlerave që na bëjnë të jemi kudo krenarë?
Nuk u lodhet bre me kullat, e trenat, me suvate e kalldrëmet që i keni bërë si sytë tuaj? Korça është jona, po aq sa është dhe juaja. Ndryshimi është se në na dhimbset, juve e keni biznes!
Ju vrisnin sytë shkronjat shqipe që ishin përballë? I degdiset në qoshe, që askush mos i shohë në ballë! Kush jeni ju? Ç’te s’…s doni që na prekni atje ku na dhemb më shumë?
Një ditë do ti kujtoni këto fjale Korce, por atëherë do të paguani edhe për koston e gremisjes së tyre!
Mos kujtoni se do të jetë vonë ajo ditë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY