30 raste të reja me virusin britanik në Shqipëri

30 raste të reja me virusin britanik në Shqipëri

59
0
Shares

Janë 30 raste të reja me virusin britanik në Shqipëri ndërkohë që ky numër vjen pas mungesës së një laboratori në Shqipëri për identifikimin e tij.

Dyshimet e para të autoriteteve për qarkullimin e variantit britanik kishin lindur që në fillim të muajit shkurt. Disa dhjetra mostra u dërguan në një laborator të specializuar në Londër, por pa marrë ende një përgjigje.

Megjithatë rastet e tanishme u konfirmuan në mënyrë të tërthortë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), falë disa kiteve të posaçme të siguruara nga Instituti homolog i Ankarasë. “Janë disa kite të cilat lejojnë metodën PCR, për të identifikuar këtë lloj mutacioni. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe mutacione të tjera, qoftë atë të Afrikës së jugut, qoftë të reja që mund të dalin në qarkullim”, shpjegoi Silva Bino, Shefe e Departamentit te Epidemiologjisë në ISHP

Bëhet fjalë për mbi 30 raste që i përkasin personave që kanë patur kontakte me njerëz që kanë udhëtuar jashtë vendit, atyre që janë infektuar për herë të dytë dhe të sëmurëve të shtruar në gjendje kritike në spitale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY