Amerikanët zgjedhin Shqipërinë për depozitat e gazit të lëngshëm, letra e Philip...

Amerikanët zgjedhin Shqipërinë për depozitat e gazit të lëngshëm, letra e Philip Reeker, futet në punë TEC i ndërtuar nga qeveria e Berishës

355
0
Shares

Një marrëveshje që realizon shpërndarjen e gazit të lëngshëm amerikan nga Shqipëria është përshëndetur sot Departamenti i Shtetit përmes Zëvendëssekretarit të Shtetit për Europën dhe Eurazine, Philip T. Reeker.

No photo description available.

Marrëveshja mes MIE nga njëra anë dhe Exxonmobile e Excelerate Energy nga ana tjeter, dy nga gjigandët amerikanë të fushës, shënon një gur kilometrik në historinë energjitike shqiptare. Diversifikimi i prodhimit vendas të energjisë, por dhe vendosja e vendit tonë në pozicionin e shperndarësit të gazit të lëngshëm amerikan për rajonin, hap një faqe të re në marrëdheniet mes dy vendeve, mbështetur në partneritetin e kahershëm.

Shqipëria do të vendosë në dispozicion tec-in me gaz në Vlorë si dhe infrastruktura të tjera që janë të nevojshme për ruajtjen dhe shpërndarjen e gazit.

Tec i Vlorës u ndërtua nga qeveritë e djathta 2005-2013 me një investim rreth 130 milionë dollarë. Ndërtimi i tij përfundoi në vitin 2011, si një pjesë e programit të qeverive berisha për Shqipërinë si superfuqi energjetike dhe diversifikimin e burimeve. Qeveritë e majta nuk e futën në punë për tetë vite duke treguar paaftësi menaxheriale deri në interesimin amerikan për të përdorur Shqipërinë si bazë për tregtinë e gazit të tyre të lëngshëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY